Pacienti u hodh nga ballkoni i Infektivit, QSUT tregon si është gjendja e 69-vjeçarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi sot tek spitali Infektiv, ku një pacient me koronavirus u hodh nga kati i 3 i godinës, vjen një reagim nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Përmes një komunikate për mediat, QSUT sqaron opinionin publik se stafi mjekësor në Spitalin Infektiv po bën përpjekjet maksimale për të shpëtuar jetën e pacientit, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në spitalin Infektiv, ku një pacient tentoi të kryente aktin tragjik.

Sipas QSUT-së, pacienti me inicialet R.G., 69 vjeç, aktualisht është nën kujdesin e mjekëve të këtij spitali.

Në këto ditë të vështira të përballjes me Covid-19, kur mjekët tanë po bëjnë një sakrificë të jashtëzakonshme, sigurojmë Qytetarët se jemi në krye të detyrës dhe askush nuk do të mbetet pa marrë shërbim mjekësor!

Në këto momente nevojitet bashkëpunim dhe drejtësi në përcjelljen e informacioneve, për të ndihmuar mbi të gjitha stafet mjekësore që janë 24 orë në shërbim, siç kanë bërë dhe do të bëjnë deri në fund të kësaj beteje!”, thuhet në reagimin e QSUT-së.

Të fundit

Zjarr në Himarë, rrezikohen ullishtet! Pritet ndërhyrje nga ajri

Një zjarr ka përfshirë zonën e Pilurit në Himarë, duke rrezikuar ullishtet e shumta të zonës. Për shkak të terrenit...

Në Shqipëri po vijnë turistë të varur nga droga: pushime dhe trajtim

Po vijnë turistë, por edhe të varur nga drogat. Përherë dhe më shumë, kryesisht përdorues të heroinës e kokainës, po u drejtohen qendrave të...

Dortmund dhe Milan, dy klubet ku Bayern po gjurmon për blerjen e kushtueshme të verës

Bayern ka marrë dy refuzime deri tani: Florian Wirtz dhe Nico Williams. Bavarezët duhet të gjejnë urgjentisht një sulmues krahu. Sipas Kicker, Jamie Gittens...

Gallata e rinumërimit: PD hesht, PS leh si qen kazanësh!

NGA MYSLIM MURRIZI Po shoh që PS ka “kundërshtuar” vendimin e KAS-it për mosnjohjen si të vlefshme të votave për kandidatët, ku shenja votuese nuk...

Chelsea largon Brojën për një 19-vjeçar, sulmuesi kuqezi nuk ia del

"Football Express" raporton se Chelsea po mendon të "sakrifikojë" Armando Brojën për të arritur te Jorrel Hato, 19-vjeçari i Ajax-it, i cili konsiderohet si...

Lajme të tjera

Web TV