Trump akuzon FDA se miratimi i vaksinës anti-Covid pas zgjedhjeve i ka ndaluar fitoren

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fitorja e Biden si president i SHBA, ka revoltuar shumë Trump. Këtë revoltë ai e shfaq nëpërmjet deklaratave në media por edhe në rrjetin social “Twitter”. Vetëm disa ditë pasi Biden fitoi zgjedhjet, doli lajmi se po krijohet një vaksinë anti-Covid, e cila është 90% efektive.

Sipas Trump, miratimi i kësaj vaksine para zgjedhjeve ka qënë një komplot i cili e ka ndaluar atë të bëhej përsëri president. Ai akuzoi FDA për bashkëpunimin me Partinë Demokratike për njoftimin e vaksinës anti-Covid.

“FDA dhe Demokratët nuk dëshironin që unë të merrja një Vaksinë, para zgjedhjeve, kështu që në vend të kësaj doli pesë ditë më vonë.”- shkruajti Trump në Twitter.

Ai shtoi se nese Biden do të ishte president më parë, kjo vaksinë nuk do të kishte dalë as për katër vite të tjera.

“Nëse Joe Biden do të ishte President, nuk do ta kishit Vaksinën për katër vjet të tjera, as FDA nuk do ta kishte aprovuar ndonjëherë kaq shpejt. Burokracia do të kishte shkatërruar miliona jetë! Siç kam thënë prej kohësh, Pfizer dhe të tjerët do të shpallnin një Vaksinë vetëm pas Zgjedhjeve, sepse ata nuk kishin guximin ta bënin atë më parë.”- vijon të shkruajë Trump. Mi.H/Fjala.al

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV