‘Nuk jemi vetëm’, NASA: Ekzistojnë 300 milionë planete të banueshëm në galaktikën tonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

NASA ka bërë deklaratën e fortë se në galaktikën tonë janë të paktën 300 milionë planet të banueshëm.

Teleskopi Hapësinor Kepler i agjencisë hapësinore amerikane kaloi nëntë vjet në një mision “gjuetie planetësh”, duke identifikuar me sukses mijëra ekzoplanetë në galaktikën tonë para se të mbaronte karburanti në vitin 2018.

Por pyetja thelbësore e misionit origjinal mbeti: sa prej këtyre planetëve janë të banueshëm?

Shkencëtarët në të gjithë botën u morën me të dhënat e Kepler për vite me radhë – dhe ata mendojnë se e kanë gjetur përgjigjen, shkruan CNN. Sipas studimit të publikuar në The Astronomical Journal, ekzistojnë afërsisht 300 milionë “planetë potencialisht të banueshme” në galaktikën tonë, që do të thotë planetë shkëmborë të aftë të përmbajnë ujë në sipërfaqen e tyre.

Kjo shifër është një vlerësim i përafërt dhe “mund të ketë shumë më tepër”, tha NASA në një njoftim për shtyp.

Disa nga këta planetë mund të jenë mjaft afër për t’u konsideruar “fqinjë ndëryjor” – më i afërti është rreth 20 vjet dritë larg.

Studimi thuhet se ishte një bashkëpunim global midis shkencëtarëve të NASA-s që punuan në misionin Kepler dhe studiuesve nga agjencitë ndërkombëtare duke filluar nga Brazili në Danimarkë./r.g/Fjala.al

Të fundit

Ndërkombëtaristë, lum qeveria që ju ka!

Nga Ylli Manjani Ndërkombëtaristët nuk më zhgënjejnë asnjëherë. More edhe kur thua që kopjimi i neneve të caktuara nga ligje...

E rëndë në Dukat, qëllohen me armë 22 kuaj

22 kuaj janë qëlluar me armë tip çifte në zonën Dukat–Llogara në afërsi të zonës Gropat e Pirit, ku disa prej tyre kanë marrë...

Rrëfehet Edita Tahiri: Amerikanët më ofruan postin e presidentes, Haradinaj më pengoi

Ish-zv/kryeministrja Edita Tahiri në një intervistë për Klan News hodhi dritë mbi një episod të paditur më parë, ku asaj iu ofrua posti i...

Protesta në Kosovë, jo për emra, por për vlera!

Nga Fejzo Subashi Protesta në Kosovë është kërkesa dhe këmbëngulja, e një populli të tërë në të katër anët e Botës kudo që ndodhet,  që...

Kam parë se si Rusia torturon të burgosurit e luftës

Nga Alice Edwards* Një nga pak sukseset që kanë dalë nga negociatat e fundit të paqes midis Ukrainës dhe Rusisë kanë qenë marrëveshjet për shkëmbime...

Lajme të tjera

Web TV