Rakacolli: Komunikimi im me Tritan Shehun

Një nga kritikët më të mëdhenj të situatës shëndetësore në Shqipëri është mjeku i njohur dhe ish-deputeti i PD Tritan Shehu, Por çfarë mendon zëvendës ministrja e Shëndetësisë  Mira Rakacolli për këto kritika. Gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, Rakacolli u shpreh:

 

-Zonjë, a keni patur ju vetë kontakt me mjekë të tjerë, ose përfaqësues të PD janë mjekë? Për shembull, nga ata janë shumë kritikë zoti Tritan Shehu i cili ka qenë dhe ministër i Shëndetësisë. Ai pothuajse përditë bë deklarata dhe kritika për ju.

-Profesor Tritani është një profesor i nderuar, dhe unë e kam njohur qysh në bankat e Fakultetit të Mjekësisë, dhe kam një respekt të pafund për të. Natyrisht ai ka këndvështrimin e vet, po çdo njeri ka këndvështrimin e vet. Ne jemi përballur dhe në studiot televizive, dhe kemi ndarë këndvështrimet tona.

-Ai përditë çon te celulari im denoncime, kritika, dhe them si ka mundësi që mund të ndahen mjekët kështu në dy llogore.

-S’është problemi im./Fjala.al/Ke.Ba