“Vajza na iku nëpër duar”, flasin familjarët e nënës së re që vdiq në spital

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Familjarët e Kelsjona Muxhait, hedhin akuza të forta ndaj mjekëve të spitalit të Gjirokastrës pas vdekjes së 20-vjeçares pak pasi kishte sjellë në jetë një foshnjë.

E reja humbi jetën gjatë orëve të para të 13 nëntorit, pak orë pasi kishte sjellë në jetë një djalë në maternitetin e Gjirokastrës.

Lindja kishte qenë me operacion dhe sipas familjarëve e reja ishte ndjekur nga doktor Dashamir Demiri. “Na e morën në qafë vajzën!”, – shprehen të shokuar.

Mes lotëve dhe dhimbjes, ata kërkojnë drejtësi. “Më ka thënë që duhet të bëhet operim. Pas një orë më tha çdo gjë është mirë. Vajza është mirë dhe fëmija është mirë”, tregon vjehrri bisedën e parë me doktorin. “Unë shkova në dhomë, nusja më foli e më tha: “O ma jam mirë”, tregon më pas vjehrra e viktimës.

Kjo e fundit rrëfen më pas momentin kur mësuan lajmin tragjik për familjaren e tyre.  Një telefonatë nga spitali, kur familjarët kishin pak që kishin hyrë në shtëpi i tronditi. Nuk kishin shumë që kishin lënë spitalin e Gjirokastrës, pasi mësuan se gjithçka kishte shkuar mirë.

Më foli nusja, më tha o ma jam mirë, i thashë të keqen mami nesër do të vijë mami me djalë në duar dhe bebin e kemi mirë. E vajti djali im, kunati i vajzës, i tha o Klea ça bën. Në orën 03:00 më thanë që është përkeqësuar.

Erdha me vrap dhe doli doktori na tha iku nëpër duar. Si iku vajza i thashë? Kur vajza doli mirë nga operimi si të më ikë kështu? Nusja ime në mars mbushte 20 vjeçe. Të më vejë drejtësia në fund se e kisha mirë“, rrëfen ajo.

Lexo edhe :  Horoskopi ditor, 2 Gusht 2025

Ndërkohë, në një njoftim zyrtar të Spitalit Rajonal të Gjirokastrës thuhet se “pas ndërhyrjes operatore, e reja ka patur komplikacione të rënda dhe megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor nuk ka arritur të mbijetojë”.

Spitali i shpreh ngushëllimet familjarëve për humbjen e të ndjerës. Pritet të kryhet ekspertiza mjekoligjore për ngjarjen./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV