Arrestohet biznesmeni në Lezhë, në kërkim dy zyrtarët e Bashkisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin “Urbanistika” pas një hetimi 3-javor, duke arrestuar një person dhe shpallur në kërkim dy të tjerë.

Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit: F. N., 46 vjeç, banues në Lezhë, pronar i një subjekti në Shëngjin, ndërsa u shpallën në kërkim shtetasi S. T., 47 vjeç, ish-drejtor i Drejtorisë së Planifikimit të Territorit dhe Zhvillimit Urban në Bashkinë Lezhë dhe shtetasi N. C., 41 vjeç, me detyrë specialist në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit dhe Zhvillimit Urban në Bashkinë Lezhë.

Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë shtetasja A. M., 32 vjeçe, banuese në Lezhë, me detyrë përgjegjëse sektori në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit dhe Zhvillimit Urban në Bashkinë Lezhë.

Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar pranë DVP Lezhë kanë zhvilluar hetimet mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasi F. N., pronari i një subjekti në Shëngjin, kishte ndërtuar në mënyrë të paligjshme një kat shtesë në objektin e tij 7-katësh, me funksion hotel, në kundërshtim me vendimin e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, duke ndikuar në mënyrë të paligjshme kundrejt premtimit dhe përfitimit material tek shtetasit S. T., N. C. dhe A. M., për proceduren e miratimit të lejes së ndërtimit.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shpërdorim detyrë” e kryer në bashkëpunim për shtetasit S. D., N. C., A. M., dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ndërtim i paligjshëm” për shtetasin F. N./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV