Babi i dy fëmijëve i kërkon lidhje me detyrim dashnores: O me mua, o e vdekur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

XH. B. vendosi t’i japë fund lidhjes me një 36-vjeçar, dy vjet pasi në lidhjen e tyre ishin zbuluar rrethana që vajza nuk i dinte. “Ai ishte i martuar dhe ka dy fëmijë ndaj i kërkova të ndaheshim”.

Por pikërisht kjo kërkesë e vajzës e ka agravuar situatën dhe ka tjetërsuar të dyshuarin A. K, që si fillim e ka akuzuar “të dashurën” për tradhti, dhe më pas ka shtuar dozat duke e kërcënuar.

Sipas dosjes në përfundim të hetimeve i riu përfundoi nën akuzë për përndjekje duke qenë se ka kundër tij një sërë provash si dhe ka kryer një sërë veprimesh që kanë shkaktuar tek ish e dashura e tij stres dhe ankth të vazhdueshëm.

Ky person më kërcënoi dhe në një moment ngriti bluzën dhe më tregoi pistoletën, kërkoi që të dilja nga lokali ku gjendesha me shoqërinë dhe ta sqaroj”, rrëfen e reja sipas të cilës sjellja e tij u rëndua pasi ajo i kishte kërkuar ndarjen.

Filloi të më përndjekë duke më shkaktuar ankth dhe frikë për jetën. Isha e ulur në një lokal pranë 11 janarit, kur më telefonoi A. K. më pyeti ku ndodhesha. Kur erdhi dhe kërkoi sqarim i kërkova që nëse kishte ndërmend të vazhdonte duhet të vendoste ose mua ose gruan, por ai m’u përgjigj me ironi duke më thënë se nuk më iku koha dhe se kisha kohë për të krijuar familje”.

E reja citon frazën e A. K “më tha nuk i lë dot fëmijët, do pi kokrra dhe do vdes më mirë”. Pikërisht kjo deklaratë e ka bërë akoma më të vendosur vajzën që sipas dosjes  i ka kërkuar të martuarit që të largohej dhe ta linte në jetën e saj.

Lexo edhe :  Zjarret në vend/ 18 vatra gjatë 24 orëve të fundit, digjen rreth 35.9 ha sipërfaqe

Gjatë gjithë natës më shkruante që gjasme ishte në spital, por në të vërtetë nuk ishte në spital. Kur fliste në telefon se thoshte se nuk dinte sa do ta mbanin, befas më preu rrugën me makinë tek 21 dhjetori dhe bërtiti të gjeta. “E reja shton se e alarmuar ajo ka devijuar rrugën dhe ka hyrë nëpër rrugica por që është ndjekur me makinë nga ish i dashuri derisa ka hyrë në një rrugë pa krye.

“U afrua tek xhami i makinës, por e bllokova. Tentoi ta hapte derën, por nuk mundi. Më shau me fjalët më të pista dhe më kërcënoi”, shton vajza.

Sipas prokurorisë në vendngjarje kanë ndërhyrë disa të rinj që kanë sfumuar grindjen dhe pas qetësimit e reja ka braktisur automjetin dhe është larguar në këmbë drejt komisariatit më të afërt ku dhe ka kërkuar ndihmë.

Vajza tregon “ky person është i fiksuar, kërkon të më mbajë nën kontroll dhe të më mbajë në lidhje me pahir. Ai kërkon të mbajë dhe gruan me dy fëmijë dhe mua që më kërcënon o me mua o e vdekur”.

Por e pyetur nga policia se përse nuk ka kërkuar ndihmë më herët ajo përgjigjet “kisha menduar se në mënyrë paqësore do kthehej tek gruaja dhe do më harronte, por gjendja sa po vjen dhe acarohet, ndaj në këtë moment nuk pashë zgjidhje”./SI/

l.m/Fjala.al

Të fundit

DASH do t’i heqë “non gratën” Berishës? Ish-zyrtari i lartë: Ja si hiqet masa

Ish-ambasadori dhe diplomati i karrierës në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore, njohës shumë i mirë i zhvillimeve në Ballkan,...

Ledion Lico heq dorë nga drejtimi i BBVA? Ja cila moderatore pritet të zërë vendin e tij

Pas drejtimit të sezonit 3 dhe 4 të Big Brother VIP Albania, Ledion Liço pritet të mos e vijojë më këtë rol në sezonin e...

‘WhatsApp’prezanton funksionin e ri për përdoruesit, ja çfarë sjell përditësimi i fundit

WhatsApp ka lançuar një veçori të re që lejon përdoruesit të përmbledhin mesazhet e palexuara në bisedat e tyre. Ky funksion, i quajtur “Message...

“Ky lojtar qëndron me mua!” Allegri jep ultimatumin te Milani

"Saelemaekers do të qëndrojë me mua te Milan". Këto janë fjalët që trajneri i ri i Milan, Max Allegri, thuhet se përdori kur foli...

Milani zyrtarizon dy largime në sulm, Igli Tare premton përforcime

Milani ka konfirmuar zyrtarisht largimin e dy sulmuesve nga skuadra e sezonit të fundit. Tammy Abraham dhe Luka Jovic nuk do të jenë më pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV