Të pathënat e Bleona Qerretit/ Këngëtarja zbulon emrat e politikanëve që ia kanë “lypur”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bleona Qereti nukl është thjesht një këngëtare e zonja, por edhe një femër e cila mahnit me format e saj fizike. E që nga dalja e parë e saj në skenë dhe deri më sot nuk janë të pakta “thashethemet” që e kanë lidhur me politikanë apo personazhe të njohur të ndryshëm.

Ajo nuk i ka bër kurrë publike rastet e ngacmimeve që u bëheshin, por tashmë të gjitha të vërtetat duket se do të dalin në shesh.

Një libër për të pathënat dhe jetën sekrete të këngëtares Bleona Qeretit në Shqipëri dhe më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pritet të tronditë politikën e Tiranës dhe arenën mediatike shqiptare.

“Do i nxjerr të gjithë emrat e politikanëve dhe gazetarëve shqiptarë që ma kanë lypur në krevat…”, mësohet të jetë shprehur ajo, duke mos u ndalur me rrëfimet me pullë të kuq.

Libri për jetën rozë të Bleonës mban prej disa vitesh ‘nën ethe’ dhe panik disa politikanë të rëndësishëm të Tiranës, të cilët pritet t’u zbulohen sekretet e jetës seksuale dhe lidhjeve të fshehta dashurore në kapitujt e librit të përfunduar tashmë nga këngëtarja, e cila vijon karrierën në SHBA jo vetëm në muzikë, por ka marrë pjesë edhe në shumë filma, pranë emrave më të njohur të kinematografisë.

Bëhet fjalë për disa politikanë, por edhe gazetarë, të cilët në momente të caktuar kanë qenë protagonistë në jetën rozë të Bleonës. Dhe pse kjo e fundit ka deklaruar se të dashurit e saj numërohen me gishtat e dorës, pra që nuk bëhet fjalë për një ‘ushtri me dashnorë’ siç mund të perceptohet apo keqkuptohet nga një pjesë e publikut, sërish libri ka prodhuar një kureshtje të madhe, intriga, pëshpërima, ethe dhe tension.

Lexo edhe :  Luana Vjollca i merr Festivalin Arbana Osmanit/ Rikthehet “përplasja” mes dy vajzave

Me interes të madh pritet libri i Bleonës për personazhe të tjerë të politikës shqiptare, sa do t’i ekspozojë dhe mbrojë ajo në kapitujt e librit. “Për librin janë bërë shumë aludime, por mua nuk më intereson fare tregu shqiptar, por ai ndërkombëtar. Libri do të dalë kur unë të jem gati për tregun ndërkombëtar që të tregoj historinë time, si jam bërë ‘Bleona’, ka pohuar këngëtarja kohë më parë.

Të fundit

Evropa përgatitet për luftë, fabrikat e armëve zgjerohen me ritëm trefish më të shpejtë

Financial Times Fabrikat e armëve në Evropë po zgjerojnë kapacitetet e tyre me një ritëm trefish më të shpejtë sesa...

Situata me zjarret/ Një shtëpi e pasiguruar, një çmenduri!

Nga Ermal Mulosmani Situatat e fatkeqësisë natyrore, si kjo që po shohim këto ditë me zjarret në të gjithë Shqipërinë, janë ndoshta të paparandalueshme por,...

Cuca me nishana

Nga Edison Ypi Cuca me nishana, korr grurin deri në mbrëmje kur ka dalë hana, i ka flokët kaçurrela, thur triko ose çorapa me shtiza,...

Rekorde temperaturash thyhen ndërsa nxehtësia ekstreme përfshin pjesë të Evropës

Temperatura të paprecedenta po shkaktojnë vështirësi në jugperëndim të Francës, Kroaci, Itali dhe Spanjë, me shkatërrimin nga zjarret në Evropë që është rritur me...

Vijon vala e të nxehtit afrikan, sot temperatura maksimale regjistrohet në Shkodër

Vendi ynë prej disa ditësh është përfshirë nga vala e të nxehtit afrikan, ku pothuajse në të gjithë territorin janë regjistruar temperatura të larta. Temperaturat...

Lajme të tjera

Web TV