Trump: E ardhmja do të tregojë kush do të qeveris

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Donald Trump në një konferencë shtypi në kopshtin e trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë shprehet mbi Coronën, kurse zgjedhjet i përmend vetëm me një gjysmë fjalie. Siguria e tij në fitore duket se është lëkundur.

Një vaksinë kundër Coronës do të vijë “shumë shpejt” bëri të ditur presidenti, Donald Trump para shtypit në Shtëpinë e Bardhë të premten. Që në dhjetor do të vaksinohen amerikanët e parë, kurse në prill vaksina e Biontech dhe Pfizer do të jetë në dispozicion të të gjithë popullatës, tha Trump. Qeveria amerikane ka siguruar me kontratë 100 milionë doza vaksine dhe ka mundësinë të sigurojë disa milionë doza të tjera.

Dyshimet e para për fitoren?

Trump për herë të parë shfaqi dyshime të lehta për atë që deri më tani është theksuar si fitore e tij në zgjedhjet presidenciale. “Idealja do ishte të mos hynim në një lokdaun”, tha ai, duke pasur parasysh rritjen e fortë të rasteve të Coronës në SHBA. “Të shpresojmë, se pavarësisht, se ç’do të ndodhë në të ardhmen, se cila qeveria do të jetë, mendoj, këtë do ta tregojë e ardhmja, por unë mund t’iu them: kjo qeveri tani nuk do të hyjë në lokdaun.”

Më shumë se një gjysmë fjalie të tillë nuk tha Trump. Nuk ishin lejuar pyetjet nga ana e gazetarëve pas deklaratës së Trumpit, ku ai lëvdoi punën e qeverisë aktuale. Ndërkohë mediat amerikane kanë njoftuar fituesit edhe në dy shtetet e fundit federale, ku ende numëroheshin votat. Sipas tyre, Joe Biden fiton në Georgia, kurse Trump në North Carolina. Me këtë fitore Joe Biden siguron 360 delegatë zgjedhorë, për të fitur zgjedhjet duhen 270 syresh.

Lexo edhe :  Trump shtrëngon vizat, 55 milionë të huaj nën lupën e Departamentit të Shtetit

Presidenti i zgjedhur, Joe Biden kërkoi përkundër kësaj masa të menjëhershme kundër përhapjes kaq të shpejtë të virusit. Deri sa një vaksinë kundër COVID-19 të jetë në dispozicion për të gjithë, do të kalojnë muaj. “Sot nevojitet veprim urgjent, nga qeveria e tanishme, duke filluar me pohimin se as serioze është gjendja”, tha Biden.

Leja për vaksinën aplikohet tek autoriteti amerikan FDA

Sipërmarrja gjermane Biontech dhe partneri amerikan farmaceutik, Pfizer duan të aplikojnë gjatë muajit për lejen në kushte emergjence për përdorimin e vaksinës në SHBA. Në fillim të javës u bë e ditur, se kjo vaksinë sipas të dhënave të para- ofron 90% mbrojtje nga infeksioni me Corona. Kriteret për lejen e emergjencës tek enti amerikan FDA nuk janë shumë të larta. Thënë në mënyrë të thjeshtëzuar, duhet të provohet, se një ilaç apo vaksinë ndihmon më shumë se krijon rreziqe. Kurse për një leje të plotë kërkohen nga FDA plotësimi i më shumë kritereve dhe një proces më i gjatë.

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV