Shtëpia e ‘vizituar’ nga djalli, nxirret në shitje për shumën marramendëse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Loftus Hall, “shtëpia e braktisur” e Irlandës është nxjerrë në shitje për 2.5 milonë euro.

Kjo rezidencë e shekullit 14-të, thuhet se është vizituar nga Djalli. Sipas legjendës, një i huaj iu afrua shtëpisë së errët, në Gadishullin Hook të Wexford, gjatë një stuhie duke kërkuar strehim. Ai u mor nga familja Tottenham, një zonjë e re Anne Tottenham ra kokë e këmbë në dashuri me të.

Një natë, gjatë një loje me letra, Anne thuhet se kishte i ra një letër në dysheme dhe kur shkoi ta merrte atë, ajo vuri re se i huaji kishte thundra, në vend të këmbëve.

Thuhet se sapo ai e kuptoi atë që ajo pa, ai ndezi zjarr në çati duke e lënë Anne në një gjendje shoku nga e cila nuk u shërua kurrë. Ajo kaloi pjesën tjetër të jetës së saj derisa vdiq në dhomën e sixhades dhe fantazma e saj thuhet se përndjek shtëpinë.

Historia thotë se një prift vendas u soll për të ekzorcuar dhomën e sixhades, por ai nuk ia doli. Dhe veprimet drithëruese në Loftus Hall , e cila u ndërtua në 1350 dhe u rinovua në vitet 1870, me sa duket vazhdojnë edhe sot e kësaj dite, me pronarin aktual, Aidan Quigley, duke thënë se ndjen një prani të saj, edhe kur është vetëm.

Të fundit

Elena Kocaqi: Zgjedhjet prishen nga dy partitë e mëdha për interesa personale

Studiuesja dhe historiania Elena Kocaqi drejtoi për herë të parë një parti politike në zgjedhje parlamentare, formacionin Aleanca Kombëtare...

“PD nuk duhet të sillet më si parti e madhe”, këshilla e Andi Bushatit për demokratët

ANDI BUSHATI - E tronditur nga disfata, e shushatur nga rezultati marramendës i Ramës dhe e pa përgatitur për atë çfarë do ti thotë...

Përfshihet nga flakët materniteti në Angli, evakuohen gratë shtatzëna

Momente paniku kanë përjetuar gratë shtatzëna pasi materniteti në Bristol të Anglisë u përfshi nga flakët. Evakuimi i grave shtatzëna dhe të porsalindurve u bë...

Cili shtet po sfidon Francën si superfuqi ushtarake? E kemi në Mesdhe…

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në rajonin e Mesdheut, duke sfiduar...

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me...

Lajme të tjera

Web TV