Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Salih Mustafa janë pesë liderët e ushtrisë çlirimtare të Kosovës. Por çfarë mendon ish-ambasadori Arben Çejku? Gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU ai deklaroi:
-Hashim Thaçi, drejtor politik i UÇK është akuzuar për krime kundër njerëzimit, për krime lufte, përfshirë 100 vrasje, zhdukje me forcë, përndjekje dhe tortura duke u përfshirë këtu qindra viktima të njohura.
-Unë do rezervohem vetëm tek ajo që është publikuar nga Haga. Është një aktakuzë shumë e rëndë dhe unë nuk e di se sa fakte kanë ata në dorë. 100 vrasje kalon gati-gati në një lloj genocidi. Ne nuk duhet të hyjmë shumë në këto detaje sepse ne nuk kemi jetuar në Kosovë dhe nuk kemi qenë pjesë e grupit me UÇK-në. Atë që është për ta mbrojtur, ta mbrojmë.
-Ju besoni që Thaçi do dalë i pafajshëm?
-S’mund ta parashikoj këtë.
-Jakup Krasniqi ka lënë më shumë mbresa atje. Zëdhënës i UÇK-së, është akuzuar për përndjekje, burgosje, ndalim arbitrar, akte çnjerëzore, trajtim mizor, torturë, zhdukje me forcë etj.
-Paraqitja më emocionale ishte e Jakupit. Natyrisht si një mik që ka punuar me ta i kam parë në një këndvështrim krejt tjetër, edhe emocional por edhe nga dëshira e mirë për të parë pafajësinë e tyre. Qëndrimi i Jakupit edhe nga emocioni i tij duket që akuzat janë shumë të rënda she shumë monstruoze. Unë besoj te fjalët e tyre sepse këto lloj akuzash i kemi parë të bëra edhe kundër Ramush Haradinajt, dhe i mbetet asaj gjykate për të provuar./Fjala.al/Ke.Ba/