“Rinia nuk e ka marrë seriozisht”/ Pipero flet për situatën nga Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për infeksionistin e njohur Pëllumb Pipero, sot pyetja kryesore që duhet të bëjmë në këtë kohë kritike të pandemisë është: A po bëj kujdesin e duhur për të mos e marrë koronavirusin?

Mjeku shprehet se ky virus ka “shkuar përtej çdo normaliteti, brenda anormales së madhe në këtë situatë.”

Ajo që ngre shqetësim tek mjeku është numri i madh i qytetarëve në bare dhe lokale dhe tërhoqi vëmendjen se rinia nuk është duke e marrë seriozisht problemin.

Kapacitetet kudo në botë kanë një limit. Duhet pyetur, çfarë po bëj unë vetë, çfarë po bëjnë institucionet, lokalet për të mbajtur masat?…Rinia nuk e ka marrë seriozisht problemin.”

Po ashtu, Pëllumb Pipero u shpreh në një intervistë në ABC News, se duke parë situatën aktuale në mendimin e tij, e mira do të ishte që njerëzit të rrinë sa më pak në lokale.

Njerëzit duhet të rrinë sa më pak në lokale. Situata që po përjetojmë do më shumë kujdës, mirëkuptim. Ndoshta lokalet duhet të mbyllen pak më herët, janë në mendimin tim, lokalet dhe familja binomi më i madh i transmetimit”.

Ndërsa, i pyetur për impaktin që kanë pasur masat e marra së fundmi, e kryesisht maska, Pipero thotë se të gjitha masat që kanë si qëllim frenimin e përhapjes së virusit duhet të jenë të mirëpritura.

Ndërsa, sa i përket maskave: Në mjedis të jashtëm mundësia e marrjes së virusit është e vogël, por nuk përjashtrohet. Sado të kufizohet numri i rasteve, është gjë e mirë. Duhet mbajtur kudo”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV