Shqipëria pranë vaksinës, Rama: Paguam kaparin për Covax-in

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do të dyshishohet ndihma ekonomike për periudhën e pandemisë. Ai ka bërë me dije se kjo është një masë e domosdoshme, teksa shtoi se është paguar kapari për të marrë vaksinën anti-Covid si pjesë e paketës COVAX.

“Vërehet fenomeni i marrjes së medikamenteve që nuk ndihmojnë dhe që në shumë raste e dëmtojnë të prekurin nga ky virus.

Këtu hyjnë spekulantët, ato ilaçe bazë të recetës bazë bazuar në orientimet bazë të sistemit tonë thonë që nuk mjaftojnë, por është këmbëngulje e përditshme e ekspertëve që qytetarët të mos bihen pre e ankthit dhe pasigurisë dhe të mos marrin këshilla nga njëri-tjetri apo nga mjekë që nuk janë të specializuar siç janë mjekë të familjes.

Në buxhetin e 2021 ne do të vazhdojmë mbështetjen me financa, një skemë për t’i rimbursuar medikamente, do dyfishojmë ndihmën ekonomike për periudhën e pandemisë, për ata që punojnë në të zezë është e domosdoshme që t’u japim një ndihmë ekonomike të dyfishuar.

Kemi paguar kaparin për COVAX, kemi prenotuar për të marrë vaksinën. Jemi në komunikim të përditshëm me BE, unë kam pasur një bisedë të gjatë me presidentet e Komisionit.

Sot jemi gati për të patur akses, dhe po punojmë për të patur aleancat e duhura, jam optimist që BE do të jetë gjithëpërfshirës në strategjinë e vet për të garantuar vaksinimin e popullsive dhe Shqipëria do të jetë pjesë”, tha Rama./Bl.Ba/Fjala.al

Rama: Spitalet sot si dita me natën në kohën e PD, Shqipëria nuk ka asgjë mangut

Të fundit

Parashikimi i horoskopit 19 maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Sot mund të ndiheni disi të lodhur. Është e këshillueshme që të shmangni çdolloj konflikti me partnerët në biznes dhe marrjen e vendimeve. Shtyni...

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55 vota. Sipas rezultatit të deritanishëm, Xhaçka...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Lajme të tjera

Web TV