Humb jetën nga koronavirusi pedagogia në Universitetin e Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tjetër lajm i hidhur për humbjet nga COVID. Fakulteti i Ekonomisë njoftoi ditën e sotme ndarjen nga jeta në mënyrë krejt të papritur të Pedagoges Irena Bogdani. Profesoresha e njohur ishte e infektuar me COVID-19.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Fakulteti i Ekonomisë i shpreh “ngushëllimet e thella familjes dhe miqve të profesoreshës së nderuar, të dashur dhe të vlerësuar në ambjentet akademike të Universitetit të Tiranës”.

Për këtë ngjarje ka pasur një reagim edhe nga ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi. Ajo ka shprehur vlerësimin e saj për profesoresh Bogdanin, duke e konsideruar atë si një akademike e profesioniste shumë e mirë dhe gëzonte respekt tek të gjithë kolegët e studentët.

Për profesoreshë Irena Bogdanin në Universitetin e Tiranës ruaj mbresat më të mira nga shumë konferenca shkencore ku kemi marrë pjesë së bashku. Ajo ishte një akademike e profesioniste shumë e mirë dhe gëzonte respekt tek të gjithë kolegët e studentët.

Shumë e pikëlluar për humbjen e saj të parakohshme nga virusi i pabesë dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe gjithë të afërmit e saj.  U prehsh në paqe profesoreshë Irena!”, shkruan ministrja Kushi.

Të fundit

Tom Doshi miting në Dibër: Marrim një mandat, kemi program për të gjitha shtresat

Nga Dibra, ku zhvilloi takimin e radhës elektoral, kreu i PSD-së, Tom Doshi, tha se socialdemokratët, në këto zgjedhje,...

Shkoi të blinte peshk për darkë/ Shqiptari humb jetën në një aksident fatal në Itali

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali mbrëmjen e kaluar ku si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje një shqiptar. Viktima e indentifikuar...

Kryebashkiaku i Tetovës mbështet Jorida Tabakut: Shqipëria ka nevojë për një zë serioz

Kryetari i Bashkisë së Tetovës dhe lideri i Partisë “Besa”, Bilall Kasami, vizitoi Tiranën duke shprehur publikisht mbështetjen për kandidaten e Partisë Demokratike, Jorida...

Shpëtim Idrizi takim me të rinjtë: Më 11 maj ndryshoni të ardhmen dhe sillni shpresën

Kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), Shpëtim Idrizi, ka zhvilluar një takim me studentë dhe të rinj në kodrat e liqenit...

Andi Shehi bëhet baba, partnerja publikon foton e parë

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Andi Shehi, është bërë baba për herë të parë. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur partnerja e tij përmes...

Lajme të tjera

Web TV