Kryemadhi: Në 21 nëntor zgjedhjet në parti, gati platforma online

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një deklaratë për gazetarët nga selia e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se më datë 21 nëntor do të fillojnë zgjedhjet në parti për strukturat e reja drejtuese. Ajo u shpreh se është ndërtuar aplikacioni online ku do të bëhet dhe votimi online për delegatët.

Një javë e rëndësishme për LSI, më 21 nëntor do të kemi zgjedhjet në parti. Kemi krijuar aplikacionin për votimin online për delegatët. Pas këtyre zgjedhjeve që do të jenë shembuj, jemi forca e parë politike që kemi futur procesin një anëtar 1 votë që në 2004 për kryetarin e Partisë. Marr rastin të përsëris thirrjen për të rinjtë që të përfshihen në LSI dhe në fokusin e këtyre të rinjve”, u shpreh Kryemadhi.

Më tej ajo shtoi se përfshirja e të rinjve do të ishte shpresa më e madhe, përfshirja e të rinjve në politikë. “Një nga pikat kryesore, LSI është partia e të gjithë atyre që duan të kontribuojnë. Sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë për përfshirjen e intelektualëve në Shqipëri. E di që janë të zhgënjyer me politikën.

Përfshirja i vetmi ilaç për ta detyruar klasën politike për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë. Kryeministri nuk krijoi dot 300 mijë vende pune para pandemisë si mund t’i krijojë tani. Premtoi një shëndetësi falas që sot nuk është  falas por është më e shtrenjta”, tha Kryemadhi./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Murrizi: Nëse hapet gara për kryetar të PD do të jem kandidat

Nevojën për reformim të Partisë Demokratike dhe ndryshim të lidershipit të saj e pranon dhe Myslim Murrizi. Si anëtar...

Rama ndan videon e radhës: Po si mund të futet në bark i tërë trotuari deri tek bordura!?

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me postimin e radhës në rrjetet sociale për aksionin e lirimit të hapësirave publike në vend. Kësaj radhe Rama ka...

Tri dekada pas luftërave/ Si trajtohen veteranët në Kosovë e si në rajon?

Përfaqësuesit e 47 mijë veteranëve të regjistruar të luftës në Kosovë ankohen për trajtim të padinjitetshëm nga institucionet shtetërore. Nga shuma e pensionit mujor...

Deputeti i PD mbron pemën në Lushnje/ Korreshi kundërshton lirimin e hapësirave publike

Aksioni për Lirimin e hapësirave publike në Lushnje ka bërë bashkë qytetarët dhe opozitarët kundër prerjes së pemëve. Në lagjen “Gafurr Muço’ policia bashkiake, IMTV...

Rrugët shqiptare në kolaps/ Mbi 1 mijë aksidente në dy muaj, gushti pritet edhe më keq!

13 aksidente automobilistike regjistrohen çdo ditë në rrugët e vendit tonë për shkak të shpejtësisë dhe mos respektimit të rregullave të qarkullimit. Gati 500 u...

Lajme të tjera

Web TV