OFL ndalet në Tiranë e Fier, i nis formularin 3 të dënuarve për drogë e prostitucion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Operacioni Forca e Ligjit në muajt e fundit të saj është ndalur në Fier ku i ka nisur formularin 3 të dënuarve.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Fatmir Kallashi banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Renato Rapaj banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë;

Lulëzim Çepele banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;

Shkëlqim Kurpalaj, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Risi në aplikimin për vizë amerikane, Ambasada jep njoftimin

Duke nisur nga data 2 shtator e këtij viti do të ketë ndryshime në procedurën e aplikimit për vizë...

Një viktimë dhe disa të shtruar në spital! Fajin e ka… brokoli!

Një ngjarje tragjike që ka ndodhur në vetëm pak orë në Kalabri, por tashmë ka ndezur alarmet në të gjithë zinxhirin agro-ushqimor kombëtar në...

Kodi i Ri Penal, Fatos Lubonja: Rama po e bën për të forcuar pushtetin

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në News 24, foli për zhvillimet e fundit politike në vend. Lubonja, duke komentuar draftin e Kodit Penal, u shpreh...

Guardiola vs Amorim, nis “derbi” për lojtarin që kushton 120 mln euro

Manchester United thuhet se do të përballet me konkurrencën e Manchester City për nënshkrimin e mesfushorit të Brighton, Carlos Baleba. Sipas ESPN, Pep Guardiola...

Eksodi i çmendur, “Vlora” dhe 20 mijë shpirtra mbi një det shprese

Nga Leonard Veizi Nga larg, mëngjesi i 8 gushtit 1991 nuk dukej se kishte asgjë të zakonshme në portin e Durrësit. Ajri rëndonte nga dielli...

Lajme të tjera

Web TV