Rama, Bashës: Sqaro pozicionin tënd për kasetën e masakrës në Krushë të Madhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të kameramanit amator Milaim Bellanica që filmoi 22 vite më parë masakrën e serbëve mbi civilët në Krushë të Madhe, se kasetën ia kishte dorëzuar Lulzim Bashës që punonte asokohe në UNMIK të Kosovës.

Ky i fundit thotë se heshtja e tij po e kthen liderin e opozitës në një të akuzuar, duke e ftuar më tej publikisht të sqarohnte pozicionin e tij në lidhje me këtë çështje.

“Nuk jam unë që e akuzoj Lulëzim Bashën, po vetë heshtja e tij e gjatë, shmangia nga ballafaqimi me pretendimet e palëve të tjera, sharjet në vend të shpjegimeve dhe mosshpjegimet e tij, përballë fakteve dhe dëshmive nga organizata e individë krejt të besueshëm, e kanë kthyer Lulëzimin në një të akuzuar, që sa më shumë i bën bisht përballjes me akuzat, aq më i dyshimtë duket në sytë e publikut!

Në këtë mes unë kam vetëm një rol, atë që më takon: T’i kërkoj Lulëzim Bashës t’i sqarojë publikut se kush është ai në këtë mes dhe pse i’a kërkojnë atij dëshmitarët hesapin e nuk i’a kërkojnë dikujt tjetër?!

Sepse Lulëzimi nuk është dokushdo dhe këtu nuk flitet as për jetën private, as për punën private, po për një çështje sa publike e me interes kombëtar, aq edhe karakteriale për drejtuesin e opozitës, i cili synon të bëhet i pari i shtëpisë sonë të përbashkët,” shkruan mes të tjerash Rama.

 

Të fundit

Pse Trump ndaloi studentët e huaj të studiojnë në Harvard

Administrata e presidentit Donald Trump ka shfuqizuar mundësinë që Universiteti prestigjioz i Harvardit të pranojë studentë të huaj, duke...

Ky po bëhet një vend absurd

Nga Ilir Yzeiri Jo se më parë nuk ka qenë i tillë, por, tani, sa vjen e më shumë, ky vend po humbet edhe ato...

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë një numër të madh të burgosurish

Një shkëmbim i madh i të burgosurve midis Ukrainës dhe Rusisë është duke u zhvilluar të premten, mëson Radio Evropa e Lirë nga një...

‘Të penduarit e drejtësisë, ndihmë në hetime’/ Sky Ecc zbërtheu rrjetin kriminal

Autoria e programit ‘Gjërat Tona’ Etleva Delia zbuloi detaje të tjera lidhur me arrestimin e Xhevdet Plakut në Gjirin e Lalzit ditën e sotme....

Hapet tuneli i Llogarasë, Belinda Balluku: Pa pagesë deri më 15 shtator

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, tha se nga e shtuna e 24 majit, do të hapet tuneli i Llogarasë do të hapet...

Lajme të tjera

Web TV