COVID-19/Shtrëngohen masat, Komiteti i Ekspertëve vendos: Ndalohen tubimet politike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fico: Situata e “Covid-19” po monitorohet. Numri total i rasteve aktive, 54 për 100 mijë banorë

Drejtuesja e ISHP-së, Albana Fico deklaroi në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve se situata e COVID-19 po monitorohet si edhe ecuria e epidemisë në vend ndërsa vijon puna për testimin, gjurmimin dhe izolimin e rasteve te dyshuara dhe kontakteve te tyre. Fico tha se Komiteti ka vendosur tre masa të reja për frenimin e përhapjes së pandemisë së COVID-19.

“Ashtu siç kemi bërë me dije çdo ditë në raportimin ditor, situata mbetet e kontrolluar por në një nivel risku të shtuar për arsye të rritjes së rasteve pozitive ditore shprehur qartë me një rritje të incidencës 14 ditore në 243 raste për 100 mijë banorë. Numri total i rasteve aktive ka pësuar rritje në 504 për 100 mijë banorë.

Numri i pacienteve në spitale ka pësuar rritje krahasuar një javë me parë. Ne tre spitalet covid janë shtruar 406 paciente. Aktualisht rreth 20-25% e kapaciteteve jane ende te lira në katër strukturat e dedikuara per trajtimin e rasteve ndërkohë që skenaret e përfshirjes se spitaleve rajonale jane gati në momentin qe do ketë ezaurim të kater spitaleve Covid. Terapite intensive kanë një numër të qendrueshëm te pacienteve në kujdes intensive.

Komiteti teknik i eksperteve pas masave me intensitet të moderuar, me kufizimin e lëvizjes pas orës 22:00 dhe kufizimit te të aktivitetit të bareve dhe restoranteve pas oren 22 te darkes, nisur nga vleresimi në dinamike i situates, ka vlerësuar se është e nevojshme të ketë masa shtese të intensitetit mesatar për të frenuar përhapjen e infeksionit. Në mbledhjen e fundit, Komitetin Teknik i Eksperteve, pasi kemi analizuar situaten dhe risqet, ecurine e epidemise ne vend dhe pergjigjen e qytetareve ndaj masave te ndermarra dhe kemi vendosur:

  1. Te ndalohen grumbullimet me me shume se 10 persona ne vende te hapura dhe te mbyllura
  2. Te ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet
  3. Konferencat, ceremonite e festave, ceremonite martesore dhe organizimet përtej familjare të ceremonive mortore, deri në një urdher të dytë.

Të nderuar qytetarë. Edhe një herë ju drejtohemi me thirrje secilit prej jush, per te zbatuar rregullat e vendosura: Vendoseni maskën; Ruani higjienën; Mbani distancë nga të tjerët që nuk janë familjarët tuaj; Kufizoni kontaktet sa me shumë. Secili prej nesh e ka në dorë të frenoje përhapjen e epidemise.

Vetëm me bashkëpunim qytetarë-autoritete, mund të kufizohet përhapja e koronavirusit. Respektoni rregullat, kontribuoni për kufizimin e përhapjes së covid19, për të ulur mbingarkesën në spitale, për të ruajtur shëndetin tuaj dhe të familjeve tuaja”, deklaroi Fico.

Komiteti Teknik i Ekspertëve qetësoi popullatën, ndërsa theksoi se një mbyllje e dytë për vendin do të ishte opsioni i fundit sipas skenarëve. Albana Fico, theksoi se vendi ynë është akoma në momentin kur ndërhyrjet e bëra do të lejonin që të vijohej me monitorimin e situatën.

“Të jemi të qartë se kjo është një situatë që vlerësohet në dinamikën e vetë. Sot që flasim, opsioni i mbylljes së Shqipërisë, do ishte versioni i fundit sipas skenarëve. Sa i përket ecurisë së indikatorëve që duhet të masim situatën, jemi akoma në çastet kur ndërhyrjet e bëra do të na lejonin që të vijojmë duke monitoruar situatën.”, tha ajo.

Duke u ndalur tek pyetja se pse vonohen përgjigjet e tamponit, Fico tha; “Le t’i referohemi diçkaje konkrete. Sot që flasim ISHP kthen përgjigje 24 orë deri në 72 orë. Edhe në daljet tona si specialistë, të gjithë kanë një lloj prioritizimi. Personat e shtruar në spital, 127, apo mësuesit dhe personeli mjekësor.

Përgjigja ndaj këtyre grupeve janë 24 deri në 48 orë. Për sa i përket rasteve asimptomatikë, e rëndësishme është që të kemi mirëkuptimin e qytetarëve. Nëse familjari juaj është simptomatik dhe vuan nga nje semundje dhe është në një spital, a do të ishte e arsyeshme që të shkoni ju para atij?!

Nëse një person ndihet pa qejf, dhe mendon se ka simptoma të COVID-19, është përgjegjësi e tij që të izolohet menjëherë dhe s’duhet të dalë nga shtëpia. Sa i përket personave që dyshojnë se janë të infektuar me COVID, kanë shenja, detyra e tyre është që të qëndrojnë në shtëpi. Ne kemi shtuar numrin e testimeve të kryera. Le të kuptojmë se në këtë gamë të madhe të kryerjes së testimeve, mund të mbetet dikush pas. Por kjo nuk është norma, por përjashtimi.”.

Lexo edhe :  Murtaja e derrit/ Vijon tregtimi në Milot! Tregtarët sfidojnë autoritetet

Ndër të tjera Fico u pyet dhe për faktin se si do të veprohet në rastin e urbaneve, ku grumbullimet janë më shumë se 10 veta.

Kjo është një vendimmarrje që kërkon pjesën organizative. Vlerësimi i mbylljes është i parashikuar. Nuk është se nuk e kemi parashikuar skenarët, në një prej të cilëve ndodhemi dhe sot.

Ezaurimi i kapaciteteve spitalore është element i rëndësishëm për të konsideruar vijimësinë, për masa drastike të mbylljes së lokaleve. Pa diskutim ne punojmë nga afër me autoritetet lokale që të referojmë këto problematika. Jam e sigurt se do të jetë e menaxhuar në mënyrë që të respektohet një vendim që ka në parim shëndetin.”, tha Fico.

Fico u ndal dhe tek një tjetër çështje tjetër siç është dhe menaxhimi i situatës në shkolla. “Fëmijët janë pjesa jonë më e ëmbël dhe e dashur. Në vendimmarrjet tona ka qenë dhe ky komponent emocional dhe i shëndetshëm.

Do desha t’ju thoja se në vlerësimin që i kemi bërë situatës në shkolla, kemi vlerësuar se nga hapja e shkollave, pra në këto 8 javë, kemi pare të gjitha mekanizmat. S’ka qenë vendimmarrje e lehtë.

Njohuritë, shkollimi, shëndeti mendor, karakteristikat epidemiologjike na e kanë lejuar këtë gjë. Monitorohet si situatë. Nëse do duhet, numrat do të ndryshojnë, ne do të marrim vendimin në kohën e duhur.”, -pohoi ajo.

24 orë/ Rekord infektimesh nga Covid-19, ulet numri i të vdekurve

Nje tjeter rekord shifrash me COVID-19 ne vendin tone. 694 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë.

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,560 testime, prej të cilave 423 janë testime jnë kryer për arsye depistimi. Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 694 qytetarë në 24 orët e fundit. Në 24 orët e fundit janë shëruar 351 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 13,804 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 412 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 6 qytetarë: mjeku 66 vjeçar Ilirjan Draçi, një 28 vjeçare, një 61 vjeçare, një 76 vjeçare, dhe një 78 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçare nga Elbasani.

 

Manastirliu u drejtohet qytetarëve: Nuk vlejnë recetat me Whatsapp, komunikoni me mjekun e familjes

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i bëri thirrje qytetarëve të infektuar me Covid që t’i drejtohen mjekut të familjes dhe më pas këta të fundit do të bëjnë vlerësimin e tyre nëse duhet të shkojnë në spital apo të trajtohen në kushte shtëpie. Ministrja bëri një apel për të gjithë që të mos marrin receta në Whatsapp dhe as të shkojnë tek mjekët që nuk e njohin problematikën.

“Është e rëndësishme që të ndiqen pacientët, por edhe rastet e dyshuara. Një thirrje për qytetarët që të komunikojnë me mjekuan e familjes dhe të ndiqeni nga mjeku dhe të merrni terapinë e mjekimit nëse keni nevojë. 1.2 mld lekë janë vendosur në buxhetin e shtetit për të mbështetur qytetarët e prekur.

Kjo është një mbështetje më shumë në mënyre që të kemi mundësi të lehtësojmë ato pagesa që vijnë nga buxhetet familjare. Nuk vlejnë recetat e Whatsapp, nuk vlen të shkosh tek mjekët që nuk e njohin problematikën. Ne na duhet të punojmë më shumë me qytetarët për të patuar besimin tek mjeku i familjes”, tha Manastirliu.

l.m/Fjala.al

 

 

 

Të fundit

Viti 2024 shënoi ulje të pagesave për menaxherët e futbollistëve

Pas një rekordi të vitit 2023, fitimet e menaxherëve të futbollistëve në mbarë botën janë ulur. Shuma totale që...

Viti 2024, shënoi dëmet më të mëdha nga zjarret në pyje në Shqipëri dhe Kosovë

Ndryshimet klimatike i kanë bërë vendet e Ballkanit Perëndimor edhe më të rrezikuara, sidomos nga rënia e zjarreve në pyje. Viti 2024 shënoi dëmet...

Dëmet nga fishekzjarrët në Prizren, banorët kërkojnë përgjegjësi nga komuna

Ky është momenti kur shpërthimi nga fishekzjarret dëmtoi shtëpinë e Arsim Gjinovcit. Përpos tmerrit, atij iu dëmtuan dritaret. Nga zjarri që shpërtheu dhe u...

“Kur këndoj në dasma emocionohem”, Shpat Kasapi: Është prekëse kur vajza del nga shtëpia

Sa hite e këngë të Shpat Kasapit ndezin atmosferën në dasmat e gëzimet tona familjare! Në një intervistë për “Vila 24”, moderuar nga Anila Çela,...

Surprizë! Eliona Pitarka ndan lajmin e bukur, në pritje të ëmbël për herë të tretë

Lajm i bukur nga Eliona Pitarka. Teksa realizon një kërcim me bashkëshortin, ai nxjerr një eko dhe Eliona tregon barkun. Ai është tashmë paksa i...

Lajme të tjera

Web TV