Qeni i bëri jashtëqitjen në oborr, burri masakron me 24 plumba të renë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një burrë nga Denver është akuzuar për vrasjen e një gruaje për arsyen më banale që mund të kemi dëgjuar ndonjëherë. Ai qëlloi me breshëri plumbash ndaj 21-vjeçares dhe të dashurit të saj pasi qeni i çiftit lëshoi jashtëqitjen e tij në oborrin e Michael Close.

21-vjeçarja, Isabella Thallas gjeti vdekjen e menjëhershme pasi Michael Close qëlloi me 24 plumba me kallashnikovin AK-47 që mbante në shtëpi. Ndërsa i dashuri i 21-vjeçares, Darian Simon u qëllua me dy plumba në këmbë dhe fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore.

Autoritetet gjetën 6 gëzhoja brenda apartamentit të Close dhe 18 të tjerë jashtë dritares së tij. Close është akuzuar se ka qëlluar nga brenda banesës së tij Thallas dhe Simon, të cilët ishin duke ecur me qenin e tyre.

E dashura e të dyshuarit, Chelsea Thompson, i tha policisë se pas të shtënave, i dashuri i saj e thirri atë duke qarë, duke pranuar se kishte hapur zjarr ndaj dy personave. Close ishte gjithashtu duke qarë dhe duke kërkuar falje kur u arrestua, thanë autoritetet vendase.

Thompson i tha policisë se i dashuri i saj kohët e fundit ishte diagnostikuar me një çrregullim të personalitetit dhe luftonte me abuzimin e substancave./r.g/Fjala.al

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV