Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Raporti i Dick Marty/ Komisioni Parlamentar, Basha “shpëton” nga hetimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha se komisioni hetimor nuk ka për qëllim hetimin e kryedemokratit. “Nuk do hetohet Basha, ai të përgjigjet moralisht”.

Qëllimi i komisionit mbetet mbledhja e të gjitha fakteve kundër pretendimeve se UÇK ka kryer krime dhe më pas të dërgohen në Asamblenë Parlamentare të KiE.

Nga Fernada Cenko

Duket se Partia Socialiste është tërhequr nga objekti i ngritjes së komisionit hetimor mbi raportin e Dick Marty, që hidhte akuza mbi UÇK-në për “krime lufte” dhe indirekt mazhoranca përfshiu edhe kryetarin e PD-së Lulzim Basha.

Ndonëse Parlamenti Shqiptar nuk ka asnjë impakt në atë që po ndodh në Gjykatën e Hagës, ku pesë ish-drejtues të lartë të UÇK-së ndodhen nën akuzë, mes tyre edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në Tiranën zyrtare gjithçka vlen për politikë, por edhe mbi disa pikëpyetje që kërkojnë minimalisht një shpjegim.

Është rikthyer edhe një herë roli i liderit të opozitës Lulzim Basha kur ishte pjesë e Tribunalit të Hagës dhe UNMIK-ut për krimet në Kosovë gjatë viteve 1998-1999. Edhe pse që në fillim u ngrit mbi akuza dhe pyetje për kreun e demokratëve, Lulzim Bashën, duket se është bërë një hap pas nga ana e mazhorancës.

Ka qenë vetë Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS por edhe iniciatori i ngritjes së komisionit hetimor që pranoi se Basha nuk është objekt i komisionit. Iniciatori i komisionit tha se Shqipëria tashmë e ka për detyrë që pas aktakuzave ndaj ish-liderëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale e Hagës të mbledhë të gjitha faktet e të nisë një betejë ligjore në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Ai shton se objekt i punës së komisionit nuk është Lulzim Basha dhe roli i tij në luftën e Kosovës pasi ai ka vetëm detyrim moral që duhet të sqarojë vetë qytetarët. Sipas tij,”Masakra e Krushës s’ka marrë përgjigje nga drejtësia, dhe fajtorët ende nuk janë dënuar”.

Balla tha se funksioni i këtij komisioni do të jetë faktmbledhës. “E dyta ka të bëjë me nevojën që unë e kam thënë disa herë për të institucionalizuar kur të kemi një objekt, një komision të posaçëm që të kryejë rolin e një komisioni faktmbledhës”, tha Balla. Se pse erdhi në këtë kohë ngritja e komisionit, Balla e shpjegon kështu.

“Sepse duhet kuptuar qartë se deri pa u ngritur akuza përkundrejt komandantëve të UÇK kemi besuar se historitë e Netflix që lidhen me krime lufte në Shqipëri janë sqaruar, dhe këto çështje të ngritura në aktakuzë zgjojnë përgjegjësinë institucionale e politike të Shqipërisë, veçanërisht Kuvendit.

Ndjen përgjegjësinë për rezolutën e KiE ku biem dakord që kësaj godine e këtij institucioni, s’besoj se ka më turp që përfaqësuesi i parlamentit, kryetar i asaj mazhorance, bëhet fjalë për një qëndrim institucional të asaj mazhorance”, sqaron Balla.

Ai këmbngul se vota e 25 janarit të 2011 s’ka qenë personale, por e mazhorancës, koalicionit PD-LSI. “Lulzim Basha ka një çështje të karakterit moral në këtë situatë. Në asnjë moment nuk është objekt i punës sonë.

Me heshtjen e tij historike për çdo akuzë konfirmon të vërtetën. Ndërkohë që shqetësimi ynë është dhe lidhet me nevojën që Shqipëria si një vend sovran, me ligje e institucione, çështje që a ka shqiptarë e shqiptare që besojnë historirat e ndodhive të krimeve qoftë në Has e Kukës.

Shpresoj që çështja e Shtëpisë së Verdhë është e sqaruar. Por mendoj se të gjitha duhen mbledhur” nënvizon Balla. Numri një i Gruput Parlamentar të Partisë Socialiste thotë se pas mbledhjes së fakteve do të nisë beteja në Asamblenë Parlamentare të KiE-së.

“Ajo që po ju thoja e sqaroja, është që kjo çështje për fat të mirë nuk është më tashmë. Edhe Kukësi e Hasi kanë po të njëjtën hetim nga institucionet edhe të drejtësisë shqiptare. Shqipëria duhet të sqarojë dhe të bëjë mbledhjen e të gjitha fakteve për të nisur më pas pse jo dhe një betejë në Asamblenë Parlamentare të KiE, për të çbërë ose sqaruar.

Përmes një rezolute vendosen disa detyra. Edhe tek ajo e 25 janarit të 2011. U ngrit hetimi i EULEX, raporti u publikua më 2014. Është jetik një përmbledhje e fakteve nga Shqipëria, qoftë delegacioni në KiE apo të tjera duhet të sqarojmë pretendimet se përgjatë luftës për çlirimin e Kosovës paskësh pasur krime në Shqipëri.” tha Balla.

Mediu: Rama ka sjellë përçarje dhe shpërfillje të faktorit politik shqiptar

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka qenë dje në qytetin e Kukësit, për ti kujtuar Ramës se me politikat e ndjekura për përkrahjen e Vuçic ka sjellë një çorientim në politikat rajonale.

“Ne kemi mundësinë dhe duhet të bashkojmë shqiptarët kundër këtij regjimi, por mbi të gjitha të bashkohemi për ta bërë Shqipërinë Europiane, brenda mandatit të parë qeverisës. Një komb, një qëndrim, ka qënë moto e gjithë politikave dhe politikanëve shqiptarë, ndërsa sa ka ardhur në pushtet Rama, paternalizmi i tij ndaj Kosovës, “miqësia” me Vucic dhe Serbinë, e cila nuk ka reshtur për të rikthyer hegjemoninë në Ballkan, ka sjellë një çorjentim total në politikat tona rajonale dhe marrëdhëniet me partnerët, përçarje dhe shpërfillje të faktorit politik shqiptar, është shprehur Mediu.

Sipas tij, në këtë situatë ku po tentohet të zhbëhet historia e Kosovës dhe shqiptatëve, politika e Ramës është përçarëse. “Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe asnjëherë nuk shtroi një çështje të interesit kombëtar në pikpamje të sigurisë, kishte dhe ka Presidencën e OSBE dhe asnjëherë nuk shtroi çështjen e të zhdukurve në Kosovë nga regjimi i Miloshevicit dhe Vucicit”, është shprehur Mediu para elektoratit të tij.

Lexo edhe :  “200 gra pa emër çliruan burrat e djemtë nga burgu”, historia e parrëfyer e Shqipërisë

 Komisioni hetimor/ Isa Mustafa: Gjykatën Speciale s’na e bëri Basha me Berishën

Kreu i LDK-së: Mos hidhni baltë mbi persona që nuk kanë përgjegjës

Duket se sulmet që i janë drejtuar kreut të demokratëve Lulzim Basha i kanë kaluar kufinjtë dhe po trazojnë edhe politikën në Prishtinë. Pas thirrjen në Gjykatën e Hagës së katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Partia Socialiste reagoi duke ngritur akuza për kreun e PD, Lulzim Basha, asokohe përkthyes për hetuesit që kishin zbritur në Kukës.

Për herë të parë politika shqiptare për këtë çështje reagoi pas publikimit të raportit të Dick Marty. Kreu i LDK, Isa Mustafa ka reaguar për sulmet dhe akuzat që i janë hedhur numrit një të PD në Shqipëri lidhur me rolin e tij në luftën e Kosovës si hetues i UNMIK.

Isa Mustafa kërkon që sulmet pa arsye të shëndosha dhe pa argumente të ndalen pasi po e dëmtojnë Kosovën. Sipas tij, për Kosovën duhet të ishte nder që në misionin e UNMIK kishte shqiptarë nga Shqipëria, si rasti i Lulzim Bashës.

Po ashtu ai kujton se ‘zbulimet’ e 2020 se dikush nga Shqipëria pas çlirimi ka qenë kundër UÇK-së nuk janë të vërteta dhe as i ndohmojnë pjesëtarët e UÇK-së që tashmë janë në gjyq në Hagë. Mustafa kujton se Gjykatën Speciale nuk e bëri Lulzim Basha dhe Sali Berisha, por vetë Kuvendi i Kosovës.

Ai shkruan në një status në “Facebook” se: “E ndjej shumë rëndë që në vitin 2020 të “zbulojmë” se dikush  nga Shqipëria pas çlirimit paska qenë kundër UÇK-së. Konstruktime të tilla të pavërteta, nuk iu ndihmojnë pjestarëve të UÇK-së që tani janë në Hagë. Nuk i bëjnë mirë të së vërtetës.

I bëjnë keq harmonisë dhe solidaritetit shqiptar në Shqipëri dhe në Kosovë, që na nevojitet më shumë se çdoherë më parë. Gjykatën Speciale, nuk na e bëri Lulzim Basha, Sali Berisha, ….por për të vendosi Kuvendi i Kosovës. Nëse s’do ta bënte Kosova do të vendoste Këshilli i Sigurimit i KB. Shqipëria nuk ka dorë dhe as hile në këtë vendim dhe as në proceset gjyqësore që u zhvilluan pas lufte”.

Mustafa ka vlerësuar gjithë kontributin që Shqipëria i ka dhënë Kosovës në vitin 1999. “Shqipëria i doli në krah Kosovës në në kohët më të vështira, rrugën e saj të çlirimit dhe shtetndërtimit, si gjatë qeverisjes së demokratëve ashtu edhe të socialistëve. Nëntë vite kam qenë në ekzil, nga viti 1990 deri më 1999, dhe e kam përjetuar Shqipërinë si shtëpinë time, shtetin tim”, shkruan Mustafa në “Facebook”.

Komisioni hetimor i ngritur nga Partia Socialiste me iniciatorë Taulant Balla, për Mustafën shihet si një baltosje për Lulzim Bashën. “Për ne duhet të ketë qenë nder prezenca e shqiptarëve nga Shqipëria në misionin e UNMIK-ut, sikurse edhe e kosovarëve. Ka qenë ndihmë specifike”, përfundon Isa Mustafa qëndrimin e tij.

Masakra e Krushës dhe akuzat për Bashën/ Salianji: Çmenduri ekstreme e PS dhe Ramës

Edhe pse nuk është më në listën e deputetëve deri tani, Salianji ende për kryetarin ka vlerësim të njëjtë. Pas shumë kohësh heshtje, ish deputeti i PD-së ka komentuar akuzat e PS-së se i ka shërbyer atij që u quajt “Raporti i Dick Marty”.

Salianji i ka cilësuar si çmenduri ekstreme akuzuat që qarkullojnë ndaj liderit të PD-së, Lulzim Basha se ka fshehur kasetën e masakrës në Krushë të Madhe gjatë kohës që ishte punonjës i UNMIK. Salianji tha se një gjë e tillë bëhet për të fituar politikisht, duke shtuar se asgjë që thuhet nuk mund të shkojë më larg se sa teoritë konspirative.

“Është një fatkeqësi që në një situatë të vështirë për kombin dhe drejtuesit kryesorë të luftës së UÇK, qeveria shqiptare, se atë përfaqëson Rama, është në një situatë çmendurie ekstreme. Në vend që t’i mbrojë juridikisht që të pastrohen nga akuzuat qesharake, se s’mund të barazosh viktimat me agresorët, Rama gjen kohë të merret me lojëra si këto, montime për të qeshur”, tha Salianji.

Ndërsa në lidhje me kasatën Salianji tha se: “Të vetmet kaseta që duhet të hetohen janë ato të dosjes 186 apo 339 ku gjithë hierarkia më e lartë e PS përfshi dhe Ramën janë përfshirë në afera korruptive për shitblerjen e votës. E gjitha kjo pjesa tjetër është largimi i vëmendjes nga shqetësime si pandemia, ekonomia etj.

Qeverisë shqiptare i takon që bashkë me atë në Kosovës të punojë për heqjen e akuzave. Çdo qytetar e kupton qëllimin kur pyet a i shërben kjo kauzës kombëtare? Shqipërisë apo Kosovës? Këto janë të qarta. Dëmtojnë Shqipërinë dhe Kosovën, luftën e UCK. Këto bëhen për të krijuar një lloj llumnaje tek militantët për të fituar politkisht. Këto janë aq akuza bajate sa bëhen për të ushqyer njerëz që besojnë në teori konsporative. Nëse ka njerëz që besojnë se kanë komunikuar me ufot, aq mund të jetë edhe kjo histori e vërtetë”, tha ai.

 

Të fundit

“Mezi qëndrova nga aromat e parfumeve”/Berisha akuza deputetëve:Jani të verbuar nga luksi

Edhe pse pre gati 1 viti nuk ka qenë prezent, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha braktisi sallën e...

Balluku i përgjigjet opozitës: Shisnit hotelet për gjysmën e gjelit për pensionistët

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku i është përgjigjur flakë për flakë opozitës në lidhje me akuzat për buxhetin për pensionistët. Balluku u shpreh se ndryshe nga opozita...

“Forma ime e terapisë”/ Eneda Tarifa zbulon detaje nga periudha më e errët e jesës

Në një intervistë televizive, këngëtarja Eneda Tarifa ndau momente të sinqerta nga jeta e saj personale, duke treguar se ka kaluar periudha të vështira...

Veliaj shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Arben Tafajt: Nga zërat më të zëshëm

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të anëtarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Arben...

Infektimet me Hiv Aids, mjeku: Shumica nga marrëdhëniet homoseksuale

Mjeku Arjan Harxhi e ka cilësuar alarmante infektimin e katër fëmijëve me Hiv Aids në vendin tonë.  I ftuar në A2 CNN, mjeku Harxhi...

Lajme të tjera

Web TV