Bënte namin me vjedhje në banesa dhe lokale, pranga të riut nga Korça

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për disa vjedhje.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet M.M., 26 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për vjedhje), ndërsa akuzohet për 3 vjedhje.

Ndalimi i tij u bë pasi dyshohet se në lagjen nr. 18, ka vjedhur në lokalin bar-kafe të shtetasit O. G., dy televizorë plazma, një modem, një aparat dixhital; në banesën e shtetasit E. Ç., ka vjedhur një televizor, si edhe në lagjen nr. 12, në banesën e shtetasit M. M., ka vjedhur një televizor.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Vjedhja, e kryer më shumë se një herë”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Dua Lipa përjeton tmerrin, i shpëton zjarrit masiv në Los Angeles: Ishte e frikshme!

Dua Lipa është një nga personazhet e famshëm që është larguar nga Los Angeles për shkak të zjarreve masive...

“Ndjenjat njohin moshë?” Debat i ashpër mes Xumit dhe Eglit

Situata filloi pas një mendimi të Xumit mbi ushqimin që kishin konsumuar, ku ai komentoi për fileton që kishin ngrënë, duke sugjeruar se nuk...

Përmbytjet e Vlorës/ Qeveria dëmshpërblen 375 familje të prekura me mbi 61 mln lekë

Qeveria Shqiptare mbështet banorët e prekur nga përmbytjet e datës 4 tetor 2024 në Vlorë. 61 milionë lekë shkojnë për 375 familje të prekura nga përmbytjet...

Komentet homofobe të Papës sjellin revolucion në Kishën Katolike

Kisha Katolike në Itali ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm sa i përket seminareve të priftërinjve. Siç bëjnë me dije mediat italiane, në to do të lejohen...

Kalifornia përballë katastrofës, tërmete dhe zjarre shkaktojnë viktima e dëme

Kalifornia u godit nga dy tërmete të njëpasnjëshme të premten ndërsa shteti perëndimor i SHBA-ve lufton me zjarret vdekjeprurëse. Një tërmet me magnitudë 3.7 u...

Lajme të tjera

Web TV