Frrok Çupi: Në Hagë është Kosova, jo liderët e saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Frrok Çupi deklaron se në Hagë nuk janë thjesht liderët e UÇK por është e gjithë Kosova. I ftuar në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU Çupi tha se ata  kanë një  tendencë për  ta bërë Kosovën pjesë të turpshme të botës.

 

-Si e shpjegoni situatën e liderëve të Kosovës, të cilët ndodhen në Hagë për gjykim?

-Për mua në Hagë nuk ndodhen udhëheqësit e UÇK-së, por Kosova. Ata e kanë vënë Kosovën në Hagë dhe duan ta kthejnë dhe ta bëjnë genocidiste. Përgjithësisht kombin shqiptar. Duan ta bëjnë një komb që ha tjetrin. Një komb që vret njëri-tjetrin, një komb që padrejtësisht luftoi për liri dhe s’e meriton lirinë. Ka një tendencë për ta çuar Kosovën atje ku ishte para vitit 1999. Tentohet për ta bërë një pjesë të turpshme të botës, ose një gropë ku do mbyten gjatë gjithë kohës paratë e pista, krimet, të vrarët e botës etj. Gjëja më e afërt është për të krahasuar Hashim Thaçin me Ratko Mladiç. Medemek ju vërtet na i dënuat këta heronjtë tanë, po në dënojmë tuajt. Është momenti ku bërtitet me forcë shumë të madhe, “heroi im duhet të jetë dhe heroi yt”. 

-Si e parashikoni, çfarë pritet të ndodhë?

-Ata kanë gjetur dhe një moment të vështirë të superfuqive. Në momentin kur Thaçi do shkonte për bashkëbisedime në Uashington, ata e arrestuan në avion.

-Vepër e kujt është kjo?

-Vepër e këtyre që po bëjnë këtë për Kosovën. /fjala.al/Ke.Ba

https://youtu.be/oprWRPxMKR8

Të fundit

Dua Lipa uron në shqip motrën për ditëlindje: Rinush, 24 n’kajmak!

Sot është një ditë e veçantë për familjen Lipa, pasi Rina Lipa, motra më e vogël e këngëtares me...

Beteja e ashpër e merkatos, Guardiola i merr Bayernit yllin që kushton 140 mln euro?

Pep Guardiola e di shumë mirë se ka kaluar tri vite fantastike si trajner i Bayern, por kur vjen puna te suksesi i tij...

Katar, Trump nënshkruan ‘angazhim ekonomik’ prej 1.2 trilionë dollarësh

Shtëpia e Bardhë thotë se SHBA-të nënshkruan një "angazhim historik ekonomik prej 1.2 trilion dollarësh" në Katar. Sipas mediave të huaja, ndër marrëveshjet e nënshkruara...

Ndeshja Zvicër-Kosovë, ku do të luajnë “Dardanët” dhe kur mund të blihen biletat

Kosova do të luajë me Zvicrën në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Duel ky që do të jetë shumë i rëndësishëm...

Apeli i Posaçëm rrëzon GJKKO-në, nuk ka hetim për Olta Xhaçkën

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar vendimin e shkallës së parë që urdhëronte nisjen e një hetimi penal ndaj ish-ministres Olta Xhaçka. Trupi gjykues...

Lajme të tjera

Web TV