Frrok Çupi: Rama dashnor i kombit, fiton mandatin e tretë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti i njohur Frrok Çupi bën profilin politik të kryeministrit Edi Rama. I ftuar në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, Çupi e cilëson Ramën dashnor të kombit. Sipas tij pikërisht këto e cilësi e bëjnë Ramën që të fitojë mandatin e tretë.

 

-Çfarë lloj kryeministri është Edi Rama?

-Unë dikur s’kam pasur fare besim tek ai si politikan. Është I formuar, është me origjinë fisnikësh. Me një gjyshe veneciane dhe me një baba artist të madh, nuk mund të thuash se do dalë një çapaçul. Ne që nga Lufta e Dytë Botërore dhe këtej i kemi marrë fshatarë dhe i kemi bërë kryeministra. Ka krijuar një profil, por këtë profil ka ndërtuar një pallat ose një shtëpi. Dhe kjo shtëpia quhet Shqipëria. Dhe nëse një politikë tjetër do vinte në vend të tij, s’do dinte të hynte në këtë shtëpi. S’do dinte ku ka xhezven, ku ka krevatin, ku ka kafen, ku ka dritaren etj. Sepse ka ndërtuar një Shqipëri tjetër, krejt tjetër. Rama ka disa defekte. Fillimisht ka ardhur në politikë me një nënvlerësim të ligjit, të cilin e mësoi perfekt më vonë. Ligji është i paprekshëm, i padiskutueshëm. Ligji më i keq i botës të shkatërron. Rama i ka besuar idesë së ministrat, bashkëpunëtorët të jenë disa njerëz që vrapojnë, s’ka rëndësi sesa shumë dinë, por t’i lëshosh në punë dhe të ikin. Pastaj ka pasur dhe një problem tjetër. Mbaj mend gjithë vëllezërit Tare i bëri ministra, zv.ministra, kapobanda etj etj. Po kjo është e tepërt. Është një problem tjetër me ministrat nga Kosova. Mua më pëlqen shumë si akt, por duhet të zhvilloheshin ide qeverisëse brilante. Edi Rama është një tjetër gjë nga këta të tjerët. Këta janë primitivë. Janë dy kultura të ndryshme. Në diferencë me këta, është i vetmi politikan ose kryeministër shqiptar përveç disa prej atyre që keni studiuar ju, i cili është i qartë, i pastër. Është i tejdukshëm. Është kristal, mund të shikosh përmes tij. Të tjerët janë si blloqe muri. Edi ka vepër. Një njeri që ka vepër, e ka nxjerrë shpirtin jashtë. Edi Rama po dëshmon se është një punëtor i madh, është dashnor i atdheut dhe i kombit. E adhuron kombin e vet, e dashuron atdheun.

-Zoti Çupi, cili është parashikimi juaj për zgjedhjet e 25 prillit? Kush fitopn? Natyrisht ju nuk jeni orakull, por analiza juaj ja vlen. Rama mandatin e tretë apo Basha kryeministri i 34-t i Shqipërisë?

-Ne kemi dhe 5 muaj dhe mund të ndodhin gjëra shumë të çuditshme, por po të bëheshin sot zgjedhjet mund ta kisha një ide. Ju e shikoni që tani nuk ka më krah politik, të gjithë të majtë janë, të gjithë të djathtë janë. Më i djathti këtu është Edi Rama. Programi më i djathtë është i tij, punët më të djathta janë të tij, konservatorizmi është i tij, antikomunist ai është, s’janë këta. Ai është antikomunist para se të themelohej Partia Demokratike. Ne e themeluam atë parti mbi honen e studentëve të Edi Ramës. I vetmi që ka mbrojtur djathtizmin dhe antikomunizmin në Shqipëri është Edi Rama. I vetmi që i tha të gjithë paratë të persekutuarve është Edi Rama. Financat e para, nxori nga xhepi atyre që kishin vuajtur. Kështu që s’kemi krah. Mesa kuptoj unë, Shqipëria është ndarë mes normalitetit dhe pjesës tjetër. Dhe unë mendoj se duhet të fitojë normaliteti në Shqipëri.

-Fiton Edi Rama?

-Po pa dyshim. Se ndryshe nëse fiton dikush tjetër nuk gjen se ku hyn në shtëpi. Do na e shkatërrojnë prapë këtë shtëpinë tonë dhe s’ka për të gjetur derën.

 

Lexo edhe :  Manjani tallet me koalicionin e Berishës: Me konservat e Lulit, shkohet thjesht te Luli

/fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Muaji i shenjtë i Ramazanit/ Ushqyesit më të nevojshëm gjatë agjërimit

Çdo vit, besimtarët mbajnë agjërim që nga agimi deri në perëndim të diellit për 29 ose 30 ditë, një...

Aktivitetet sizmike boshatisin rrugët e destinacioneve turistike në Greqi

Aktiviteti sizmik në Detin Egje ka boshatisur rrugët e destinacioneve turistike më të njohura të Greqisë, pasi shqetësimet për një tërmet të madh të...

Aksident në Laprakë/ Pas përplasjes me një automjet, ambulanca përmbyset në mes të rrugës

Mbrëmjen e djeshme, një aksident ka ndodhur në Laprakë, në zonën e njohur si “Kupola”, ku një ambulancë është përplasur me një automjet. Burime bëjnë...

33 mijë euro shishen e verës? Rama i përgjigjet komentuesve:Shpifja është e ndaluar në…

33 mijë euro shishen e verës? Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur dhe një komentuesi i cili i referohet një deklarate të Arben Ahmetajt në zyrën e...

‘Nuk jam tiktokist’, Rama tregon pse ka zgjedhur komunikimin ‘Sy m’sy’

Kryeministri Edi Rama deklaron pse ka vendosur të ketë komunikime të shpeshta me shqiptarët qoftë dhe ata në rrjete sociale "Puna ime nuk është punë krahu është...

Lajme të tjera

Web TV