Meta me Di Maio-n: Falenderime për ndihmën gjatë tërmetit e pandemisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës Italiane, Sh.T.Z. Luigi Di Maio.

Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmën e menjëhershme të dhënë nga Italia në operacionet e kërkim shpëtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe kontributin për përballimin e pasojave veçanërisht për rindërtimin e zonave të prekura dhe rehabilitimin e tyre.

Presidenti Meta falënderoi për dërgimin në Shqipëri të specialistëve italianë në përballimin e situatës së COVID-19 dhe vlerësoi dërgimin e infermierëve shqiptarë në Itali në situatën e saj më të rëndë të pandemisë.

 “Ne vlerësojmë rolin proaktiv të Italisë në mbështetjen e perspektivës europiane të Shqipërisë dhe angazhimin e saj të vazhdueshëm për të përmirësuar integrimin e vendit tonë dhe Ballkanit Perëndimor në tërësi në Bashkimin Europian. Shqipëria ka përpara saj përmbushje të domosdoshme të kushteve të funksionimit të shtetit demokratik: zgjedhje të lira dhe të ndershme, funksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë, liria e medias, etj.”

Kreu i Shtetit duke vlerësuar faktin se Italia mbetet një nga partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë, kërkoi një prani më të madhe të investitorëve seriozë italianë në sektorë strategjikë të ekonomisë shqiptare.

“Urë e fuqishme bashkëpunimi ndërmjet vendeve tona, janë edhe komuniteti arbëresh dhe emigracioni shqiptar në Itali. Ndaj inkurajoj rritjen bashkërisht të përpjekjeve për mbajtjen gjallë të gjuhës, kulturës e traditave të pasura shqiptare në vendin fqinj.”, shtoi Meta.

Më herët edhe kryeministri Edi Rama, zhvilloi një konferencë me ministrin italian duke theksuar se Italia ka qenë gjithmonë mbështetje e Shqipërisë.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

PD ankimoi vendimin e KAS, Kolegji Zgjedhor merr nesër vendimin për votat e Greqisë

Kolegji Zgjedhor pritet të marrë ditën e nesërme një venim në lidhje me akimimin e Partisë Demokratike, sa i...

Fitorja e Ramës/ Veliaj reagon nga qelia: Jam pa fjalë, krejtësisht pa fjalë!

Erion Veliaj ka reaguar nga burgu, për fitoren e madhe të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit. “Miqtë e mi, Nuk di nga t’ia nis....

Si të eliminoni celulitin në prag të verës?

Me afrimin e verës, rikthehet dëshira për t’u ndjerë më në formë dhe rehat me trupin tonë. Një nga pyetjet më të shpeshta që...

Kush janë 6 kandidatët e vetëm nga listat e hapura të PD që do të futen në Kuvend (EMRAT)

Partia Demokratike, ka arritur të marrë vetëm në 6 Qarqe dhe vetëm nga një kandidat nga listat e hapura mandate, për në Kuvend nga...

“U kërcënua te vendi i punës”/ Paloka publikoi videon e shit-blerjes së votës

Kryetari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka, mbajti sot një konferencë për mediat, nga ku denoncoi se socialistët po kërkojnë t’u mbyllin...

Lajme të tjera

Web TV