Presidentja e KE-së: Na duhet sa më shpejt një marrëveshje për planin e rimëkëmbjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Videokonferenca e liderëve të BE-së, siç pritej, nuk e zhbllokoi veton e Polonisë dhe Hungarisë për paketën ekonomike prej 1,8 trilionë euro, që po mban peng të ardhmen e Europës, por mesazhi është i qartë, Blloku nuk është i gatshëm të bëjë kompromis për respektimin e Shtetit të së Drejtës.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen është shprehur se KE do të mbështesë marrëveshjen e arritur në negociata për rimëkëmbjen ekonomike.

Komisioni Europian mbështet marrëveshjen e arritur në negociata dhe, për mua, është gjithashtu e rëndësishme që e ardhmja të ketë një buxhet, me mekanizmin e Shtetit të së Drejtës. Vendet anëtare duhet të gjejnë një zgjidhje, sepse miliona qytetarë po presin një përgjigje në këtë krizë pandemie dhe për këtë arsye ne duhet të vazhdojmë të punojmë shumë për të arritur një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur“, është shprehur ajo.

Një moment historik në negociatat që do të fillojnë përsëri nesër, nën drejtimin e presidencës gjermane, në kërkim të një rrugëdalje për të çliruar Buxhetin 2021-2027 dhe Fondin e Rimëkëmbjes nga shantazhet e dy vendeve përballë klauzolës që lidh shpërndarjen e fondeve me respektimin e rregullave themelore të demokracisë.

l.m/fjala.al

Të fundit

Cilat janë 5 vendet me të sigurta në botë

Në një kohë kur konfliktet dhe tensionet ndërkombëtare po përshkallëzohen, disa vende mbeten modele të qëndrueshmërisë dhe paqes. Sipas...

Rodrygo do largohet, por vetëm me një kusht

Edhe pse kanë mbetur edhe pak ditë nga mbyllja e afatit të merkatos verore, drejtuesit e Real Madrid janë ende të hapur për një...

Antonio Tajani: Do të bëjmë gjithçka për takimin Zelensky-Putin

"Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të arritur një marrëveshje. Ne mbështesim iniciativat amerikane dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për...

“Xhelati” i Putinit del mashtrues! Plagoste veten për 2,5 mln euro shpërblim

Një nga ushtarakët më të dekoruar të ushtrisë ruse ka rezultuar të jetë pjesë e një mashtrimi të përmasave të mëdha. Hetuesit rusë kanë...

Berisha shkoi në Kosovë sepse ka bërë planin e arratisjes nga Shqipëria”

Avokati Idajet Beqiri, komentoi dosjen “Partizani”, teksa nuk i kurseu kritikat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas avokatit Beqiri, pritet që të zbërthehen edhe dosje të...

Lajme të tjera

Web TV