Vdes nga Covid foshnja 16-muajshe, prej dy ditësh në intubim

Një foshnje vetëm 16-muajshe ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në vendin tonë.

Raportohet se foshnja është me iniciale A.K dhe është nga qyteti i Durrësit.

Raportohet se vogëlushja ka pësuar një hemoragji dhe prej ditësh ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore në spital në gjendje të intubuar.

Foshnja ka qenë e shtruar në repartin Infektiv në Pediatrinë e QSUT. Ky është rasti i parë i një fëmije të prekur me koronavirus që ndërron jetë në vendin tonë.

Ditën e djeshme u raportua se katër fëmijë të prekur nga Covid-19 ndodheshin të shtruar në pediatrinë e QSUT, dy prej tyre në reanimacion./Bl.Ba/Fjala.al