‘Film Horror apo Gjenocidi Serb”/ Video ekskluzive e publikuar nga Fjala.al thyen çdo rekord shikueshmërie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Video e publikuar të shtunën nga gazeta “Fjala.al” që tregon ekzekutimin e disa personave civil nga trupat paramilitare serbe ka thyer çdo rekord shikueshmërie.

Kjo video shkon përkundër idesë së atyre që tentojnë të njollosin luftën çlirimtare dhe të drejtë të UÇK-së dhe përpjekjen e popullit shqiptar për liri.

Gjykimi në Hagë i komandantëve të UÇK-së është një padrejtësi ndaj dëshmorëve të rënë dhe mijëra civilëve të vrarë e të masakruar, është padrejtësi ndaj mijëra grave të dhunuara dhe qindra e mijëra shqiptarëve tjerë të dëbuar nga atdheu i tyre.

UÇK-ja në mënyrë heroike ka qenë një faktor shumë i rëndësishëm për popullin tonë, një faktor moral, i cili nuk ra në kurthin e serbëve që ta paraqiste atë si terroriste.

Video e publikuar ekskluzivisht nga “Fjala.al” denoncon para të gjithë botës së civilizuar e demokratike se “ndërmarrja e organizuar kriminale” nuk ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës, por makineria ushtarake dhe policore e Serbisë, e cila vrau, masakroi, dhunoi, terrorizoi dhe bëri gjenocid në Kosovë.

Krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pikërisht ata persona që luftuan për liri dhe dinjitet njerëzor, gjenden sot në Hagë, ndërsa kriminelët dhe ideatorët e luftës më tragjike të fundshekullit XX, jetojnë në liri të plotë.

Andaj, çdo përpjekje që ka për qëllim për ta njollosur sakrificën e popullit shqiptar për liri, si e tillë është e padrejtë dhe e papranueshme për mbarë kombin shqiptar.

Kujtojmë se prokuroria akuzon Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin për kryerjen e krimeve të luftës ndaj qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë aktive në luftime.

Në aktakuzë pretendohet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të “ndërmarrjes së përbashkët kriminale kanë ndarë qëllimin e njëjtë për të marrë dhe ushtruar kontrollin në gjithë Kosovën me të gjitha mjetet, përfshirë edhe frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e atyre që i konsideronin kundërshtarë”.

Lexo edhe :  “Do pezullojmë totalisht AKU”/ Paralajmëron Rama: Më shumë bën dëm se sa rregullon

Prokuroria pretendon se viktimat ishin kryesisht njerëz që gjatë kohës së luftës perceptoheshin si bashkëpunëtorë të forcave serbe, të zyrtarëve apo institucioneve shtetërore apo edhe që nuk mbështesnin qëllimet e UÇK-së./Re.D/Fjala.al

https://fb.watch/1UTsO5CT_0/

 

Të fundit

1939 – Fundi i prezencës ekonomike hebraike në Gjermaninë naziste

Në vitin 1939, pak muaj para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, regjimi nazist në Gjermani mbylli zyrtarisht edhe...

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

DO të vijojë i nxehtit sërish në territorin Shqiptar. Për pasojë moti i kthjellët dhe temperaturat shumë të larta do të mbizotërojnë në të gjithë...

Horoskopi ditor, 6 Korrik 2025

DASHI Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do jete me e qarte dhe do kuptoheni mjaft mire me...

Revolta e Majtë në Rusi që kërkoi të ndalte kompromisin me Perandorinë Gjermane

6 Korrik 1918 Në verën e vitit 1918, vetëm disa muaj pas Revolucionit të Tetorit, Rusia sovjetike përjetoi një përplasje të dhunshme brenda vetë kampit...

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete për rritjen e prodhimit vendas...

Lajme të tjera

Web TV