Në gjendje të rëndë prej Covid, vdes ish-futbollisti shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koronavirusi i ka marrë jetën ish-futbollistit dhe ish-trajnerit të Besëlidhjes Nikolin Lorencit.

70-vjeçari ishte shtruar prej disa ditësh në Spitalin Infektiv të Tiranës në gjendje të rëndë, por për fatin e tij të keq nuk mundi të shpëtonte.

Lorenci spikati si lojtar i Besëlidhjes në vitet ’60-’70-të, ndërsa luajti një pjesë të sezonit 1975-1976 me Vllazninë.

Ai drejtoi skuadrën lezhjane si trajner në sezonin 1982-1983. Ai u shpërblye me titullin “Mjeshtër Sporti”, ndërsa në vitin 2018 u vlerësua me titullin “Qytetar Nderi” i Lezhës.

Nikolin Lorenci ia kushtoi gjithë jetën futbollit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

A do i pranojë PD 50 mandatet në Kuvend?

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet sot nga gazetaret nëse PD do të pranojë në shtator 50...

Berisha konteston sërish votën e diasporës/ Zarfet u plotësuan nga patronazhistët!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përsëritur akuzat për manipulim të votës në zgjedhje, duke hedhur dyshime të rënda mbi procesin e votimit...

Elisa Spiropali e ftuar nderi në Parlamentin e Austrisë

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, ishte sot e ftuara e nderit në Mëngjesin e Lutjeve në Parlamentin e Austrisë. Mëngjesi i Lutjeve është një...

Pse operacioni u zhvillua pas zgjedhjeve? Ja si përgjigjet kreu i SPAK, Altin Dumani

Kreu i SPAK, Altin Dumani tha se operacioni ndërkombëtar kundër trafikut të drogës, ku u godit një grup kriminal shqiptar nuk ka lidhje me...

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë!

Për shkak të reshjeve të shiut që kanë përfshirë të gjithë vendin tonë, në Vlorë është ndaluar lundrimi për disa mjete për sot dhe...

Lajme të tjera

Web TV