Young Zerka flet pas ndarjes me Ronela Hajatin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për mediat rozë çifti Ronela Hajati dhe Young Zerka ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes.

Artistët janë përfolur kohët e fundit për arsyen që çoi në ndarjen e tyre vetëm pak kohë pasi konfirmuan lidhjen e tyre 5-vjeçare. Por, edhe pse të dy e kanë pranuar ndarjen, asnjëri prej tyre nuk ka treguar arsyen se pse i dhanë fund marrëdhënies.

Në “Shiko Kush Luan”, Zerka la të kuptohej se ndarja nuk ka qenë aspak miqësore, prandaj reperi ka fshirë dhe numrin e saj nga telefoni. I pyetur nëse i ka fshirë të gjitha mesazhet në WhatsApp që ka shkëmbyer me ish-partneren, ai u përgjigj: “Po, po! I kam fshirë të gjitha! Nuk kam lënë më asgjë!”

Ndërkohë, Ronela pas ndarjes në një intervistë televizive u shpreh se karantina e ka ndihmuar të rigjejë vetveten. “Jam shumë e fokusuar me punën, kjo karantina më ka ndihmuar shumë të rigjej vetveten, t’ja rinis punës dhe me shpresë që zoti i di të gjitha, i ka shkruar ca gjëra për ne, kështu që ndonjëherë është e kotë të kërkojmë gjëra që nuk e dimë nëse do të bëhen ndonjëherë”, tha Ronela.

Të fundit

Avokati i Ilir Metës në merak edhe për bashkitë: Janë bërë si Komitetet Ekzekutive

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, ka sulmuar kryeministri Edi Rama në lidhje me ndërhyrjen që ky i fundit...

Malaj sherr live me gazetarin: Mos më fol për ndërzimin e lopëve mua

Një debat i ashpër është zhvilluar në “Off the Record” mes analistit Floger Muça dhe ish-ministrit të Financave, Arben Malaj. Gjithçka nisi kur Malaj, akuzoi...

Shkak telefoni i Laert Haxhiut, shkarkohet drejtori i burgut të Drenovës, Fatjon Fasho

Shkarkohet pa shkresë drejtori i burgut të Drenovës. Burime bëjnë me dije se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka shkarkuar drejtorin Fatjon Fasho. Nga komunikimi...

Kaos para fluturimit, pasagjerët hidhen nga krahët e avionit të “Ryanair”

Në aeroportin e Palma në Spanjë, në orët e para të së premtes, 4 korrik, paniku kaploi pasagjerët brenda avionit të Ryanair që do...

Emigrimi si faturë e papaguar e biznesit

Nga Shpëtim Luku Shumë vite më parë, në një bisedë me një biznesmen të njohur shqiptar, ai më theksoi se sfida më e madhe me...

Lajme të tjera

Web TV