Anketa/ Serbët duan luftë me Kosovën, 47% e tyre të gatshëm të marrin pjesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

52 % e serbëve të anketuar thonë se Serbia duhet të ndërhyjë ushtarakisht në Kosovë në rast të një konflikti të armatosur, ndërsa 47 për qind thonë se janë të gatshëm t’i bashkohen personalisht një veprimi të tillë.

Në hulumtimin e realizuar nga Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë, del që 70 për qind e të anketuarve besojnë se në pesë vjetët e ardhshme në Ballkan nuk do të ketë më shpërthime të armatosura, shkruan gazeta Ekspres.

Për serbët gjëja më e rëndësishme sa i përket politikës së jashtme është ‘mbajtja’ e Kosovës si pjesë e Serbisë si dhe forcimi i bashkëpunimit me Rusinë.

Ndërkohë dy të tretat e të intervistuarve janë të bindur se paqja e qëndrueshme në mes të serbëve dhe shqiptarëve është e mundur ndërkohë gjysma e të anketuarve thonë se një gjë e tillë është e mundur të arrihet vetën në rastin e një zgjidhjeje paqësore për statusin e Kosovës.

Të pyetur nëse Serbia duhet të njoh pavarësinë e Kosovës, 80 për qind e të anketuarave u përgjigjën negativisht. Sondazhi u krye midis shtatorit dhe tetorit në një mostër prej 1,200 qytetarësh.

Të fundit

Gjykata e Lartë rrëzon SPAK-un: Elton Qyno nuk ka kryer vepër penale

Masa e sigurisë "Detyrim paraqitje" që SPAK vendosi ndaj gazetarit Elton Qyno është shfuqizuar nga Gjykata e Lartë. Treshja...

Kur shkenca dhe natyra bëhen bashkë, Kina zbulon baterinë bakteriale

Kina prezanton një risi të madhe në teknologjinë e energjisë: Bateria bakteriale. Në një hap të rëndësishëm përpara në fushën e ruajtjes së energjisë,...

iShowSpeed provokon yllin e Bayern: “E njeh Lamine Yamal? E përballon dot?”

Youtuber-i i famshëm, iShowSpeed, së fundmi ​​bisedoi me Alphonso Davies në një lidhje direkte, teksa po luanin FIFA. Ai i bëri një pyetje ngacmuese mbrojtësit...

Aksident në Prizren, makina me targa të Shqipërisë përplaset me kamionin

Xhensila Xixa, një vajzë 32 vjeçare nga Fushë Kruja, ka ndërruar jetë pas një aksidenti të rëndë rrugor që ka ndodhur pasditen e kësaj...

Luiz Ejlli u kthen përgjigje ndjekësve: Ja pse nuk u futa në politikë

Luiz Ejlli, një prej artistëve më të preferuar dhe të komentuar në Shqipëri, që pas fitores së "Big Brother VIP Albania 2". Ai është...

Lajme të tjera

Web TV