Bill Gates parashikon kur do të vijë pandemia e radhës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bill Gates, bashkëthemeluesi i Microsoft, ka parashikuar se njerëzimi do të përballet sërish me një pandemi tjetër në të ardhmen e afërt, por që nuk do të shkaktojë kaq shumë dëme sa Covid-19.

Në një bashkëbisedim në radio me aktoren Rashida Jones dhe me epidemiologun amerikan Anthony Fauci, Gates u shpreh se pandemia e radhës, “po patëm fat, do të vijë brenda 20 viteve”. Por, miliarderi nuk përjashton mundësinë që të vijë shumë më shpejt: “Mund të vijë edhe brenda 3 viteve”.

Gjithsesi, Gates mendon se pandemia e radhës nuk do të ketë ndikimin shkatërrues që pati koronavirusi: “U praktikuam tashmë dhe mendoj se në pandeminë e radhës do të përgjigjemi të gjithë siç bëri në fillim Koreja e Jugut apo Australia. Gjithashtu, do të kemi pajisje testuese më të mira. Nuk besoj të tregohemi budallenj herën e dytë”.

Më parë, Gates ka parashikuar se fundi i pandemisë aktuale do të jetë në vitin 2022. Covid-19 ka regjistruar 58,4 milionë të infektuar dhe më shumë se 1,3 milionë viktima në të gjithë botën./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Premtimi i madh i Barcelonës: 2026 me sulmuesin e madh!

Përtej zhgënjimit për merkaton e dobët që klubi këtë verë, Hansi Flick ndihet pozitiv për faktin që katalanasit nuk...

Ambasadori amerikan: SHBA do stabilitet në Ballkan

Në një nga panelet e Forumit Strategjik të Bledit, ambasadori amerikan në NATO, Matthew G. Whitaker, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po...

BE jep 1 milion euro fonde dhe 130 ton pajisje për Afganistanin

ashkimi Europian ka ofruar 1 milion euro fonde dhe rreth 130 ton pajisje si ndihma humanitare për Afganistanin, që është goditur nga një tërmet...

Grupet kriminale nga Ballkani po zgjerojnë rolin e Afrikës në tregtinë e kokainës

Grupet kriminale nga Ballkani Perëndimor, të cilat janë ndër trafikanët kryesorë të kokainës në Evropë, po konsolidojnë praninë e tyre në Afrikën Perëndimore, duke...

Sondazhi: Shqipëria, më entuziastja për anëtarësimin në BE

Një sondazh i publikuar së fundmi nga Eurobarometri tregon se 56% e qytetarëve të Bashkimit Evropian janë në favor të zgjerimit të mëtejshëm të...

Lajme të tjera

Web TV