Marsela Çibukaj flet për planet e martesës dhe mesazhet pas dobësimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha janë në një lidhje prej shumë kohësh, por për çiftin dasma është shumë larg. Në një intervistë të fundit, këngëtarja u shpreh se planifikon të bëjë një ceremoni të vogël me njerëzit e zemrës, por që “është larg në horizont”.

Çfarë dasmë, por të kalojmë pandeminë njëherë. Shpëtuam edhe për këtë vit. Unë kam vendosur me Vitmarin, sidomos pas periudhës së pandemisë, që mund t’ia hedhim edhe pa dasmë, edhe ato lekët mund të merren dhe të shijohen diku andej nga Kuba, nga Dubai.

Ju dërgojmë nga një kartolinë të gjithëve, tani sikur ka ikur dëshira për dasma të mëdha. Kemi dëshirë që një ditë të bëjmë një festë të vogël me miqtë më të mirë, me njerëzit e zemrës por planet janë goxha të largëta në horizont”, tha Marsela Çibukaj, e ftuar në “Wake up”.

Gjithashtu, ajo komentoi dobësimin drastik duke u shprehur se ishte dashuria që e bëri të humbte peshë. Këngëtarja tha se po mundohet të mbajë linjat, por tundohet nga ëmbëlsirat dhe makaronat. Ndërsa rrëfeu se pas dobësimit i dërgojnë mesazhe ku e komplimentojnë: “Sa gjynah që je e fejuar”.

Dashuria, u kujdesa për veten dhe të gjithë më kanë shkruar sa gjynah që je e fejuar (qesh). E mbani mend si kam qenë single? Kam qenë goxha rrumbullake! Po mundohemi të mbajmë linjat, meqë i kishim harruar se i kishim, ishim bërë njësh. Ishte pak e vështirë në fillim, pastaj u adaptova. Ëmbëlsirat dhe makaronat më tundojnë”, tregoi Marsela./Blo.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Kryeministri juaj nuk ka turp”/ Nigel Farage s’i ndahet Ramës pas debatit për emigrantët

Nuk është vetëm çështje shifrash të shqiptarëve në Britaninë e Madhe debati në distancë mes Nigel Farage dhe Edi...

E bujshme! Leo Messi lë Amerikën për t’u rikthyer në Europë?

Kanë kaluar katër vite që kur Lionel Messi u largua nga Barcelona, por fansat ende ëndërrojnë rikthimin e legjendës argjentinase te klubi i zemrës...

Arrestimet ndaj opozitës/ Mediu ankohet te ndërkombëtarët, nuk harron as zgjedhjet

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu deklaroi sot se shqiptarët po përballen me një situatë shumë kritike, sepse nuk ka më sistem parlamentar. Në fjalën...

Thomas Muller transferohet në Serie A? E kërkon klubi i madh italian

Thomas Muller po luan ndeshjet e fundit me fanellën e Bayern. Sulmuesi veteran do të largohet nga klubi bavarez menjëherë sapo të mbarojë aventurën...

Partizani-Sali Berisha, pse është procesi i shekullit?

Nga Ylli Pata Procesi penal që ka nisur sot ndaj dy herë presidentit të Republikës dhe dy herë kryeministrit të Shqipërisë, nuk është një gjyq...

Lajme të tjera

Web TV