24 nëntor 1859/ Charles Darwin, triumfi i botëkuptimit iluminist pas botimit “Mbi origjinën e specieve”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 24 nëntor 1859 pa dritën e botimit një prej kryeveprave të mendimit iluminist. Botohet libri “Mbi Origjinën e Specieve”. Ai është libri që tronditi nga themelet botkuptimin e njeriut për prejardhjen.

Një prej dilemave më jetëgjata që ka ngërthyer ëndjen dijetuese të njeriut u gjend para një kërcënimi shpërbërës. Më shumë se një shëmbie e mitit, ishte një guxim për të orjentuar njeriun përnga zgjidhja e enigmës së ekzistimit. Kurajon e tij pakkush do të guxonte ta përballte me një botë profane dhe e mbarsur nga paranoja, sa ai, Charles Darwin.

U hodh në zjarrin e anatemës, kundërshtive dhe ndalimit si një gladiator në arenën e luanëve. Ai dëshmoi vullnesën e një iluministi dhe u kacafyt me XVIII shekuj terr. Ai hodhi themelet e pikëpamjeve mbi krijimin dhe evolucionin, drita që përshkënditi prej andej e hodhi njerëzimin në krahët e një përqafim botëkuptimi të ri.

U rrek të vërtetonte shkencërisht prejardhjen e njeriut duke e bazuar atë mbi faktet e mbledhura, fosilet dhe evoluimin e species në raporte kohore, varjueshëm me kushtet e habitatit. Pikërisht më 24 nëntor 1859 Charles Darwin publikon “Mbi Origjinën e Specieve”, përvjetori i këtij libri është quajtur “Dita e Evolucionit”.

Thonë se Darwini ka qenë një njeri tepër i mbyllur në vetvete, i lumtur me fletoret dhe mikroskopin e tij. Ai iu shmang gjithnjë syrit të publikut. Kritikat, debatet dhe kontradiktat hamenden të ishin shkaku që ai u përball me sfidën e shëndetit. Ky vëzhgues i shkëlqyer i natyrës e mbajti idenë e tij më origjinale dhe revolucionare të fshehtë për dekada. Megjithatë, sot, pothuajse të gjithë e dinë emrin e tij, çfarë bëri,dhe pse vlerësohet kaq shumë. Duke respektuar natyrën në të gjitha format e saj – Darwin pa se të gjitha qeniet janë të lidhura.

Lexo edhe :  ‘Lokomotiva më ngjiti si sëmundje’: filmi për superfansat e rritur të trenit të kaltër”

Çdo gjë e gjallë ndan një prejardhje, dhe arriti në përfundimin se, shumëllojshmëria e jetës në Tokë rezulton nga proceset në punë gjatë miliona vjetëve, dhe ende në punë sot. Shpjegimi i Darvinit për këtë shpalosje kaq të gjerë të jetës në kohë – teoria e evolucionit nëpërmjet seleksionimit natyror – transformoi të kuptuarit e botës së gjallë – ashtu si idetë e shkencëtarëve Galileo, Newton, dhe Ajnshtajn ndryshuan të kuptuarit e universit fizik.

E thjeshtë por njëkohësisht e diskutueshme, keqkuptuar, keqpërdorur për qëllime sociale, thonë studiuesit, teoria e Darwinit mbetet e pakundërshtueshme si koncepti qendror i biologjisë, duke ndihmuar mikrobiologë e gjenetistë të panumërt.

Të fundit

A është noti pas ngrënies i dëmshëm?/ Fakte që duhet t’i dini

Nëse keni probleme me zemrën ose qarkullimin e gjakut, bëni kujdes, sepse çdo hyrje e papritur në ujë mund...

1915 – Shtetet e Bashkuara nisin një okupim 20-vjeçar të Haitit

Më 28 korrik 1915, trupat e marinës amerikane zbarkuan në Haiti, duke nisur një pushtim ushtarak që do të zgjaste dy dekada, deri në...

‘Orteku Murinjo’ në turizmin shqiptar po ngadalësohet…

Eduard Zaloshnja Më 2022 u regjistruan në Shqipëri 7.5 milionë hyrje me pasaporta të huaja (https://www.instat.gov.al/al/temat/industria-tregtia-dhe-sh%C3%ABrbimet/turizmi/#tab2 ) - një rritje prej 17.7%, krahasuar me vitin para pandemisë...

Prezantohetstart-up-i për financimin e sektorit të ndërtimit, i pranishëm edhe Rama

Në Qendrën për Inovacion dhe Teknologji “NEST”, po zhvillohet prezantimi i një start-up-i të rinjsh shqiptarë për financimin e sektorit të ndërtimit. I pranishëm...

Gjashtë rekorde europiane, Enkileda Carja shpallet kampione e trefishtë e Europës

Rikthehen sukseset kuqezi të peshëngritjes në arenën ndërkombëtare. Enkileda Carja shpallet kampione e trefishtë e Europës në peshën deri në 63 kg për femra. Sportistja...

Lajme të tjera

Web TV