613 kg kokainë mes bananeve, shtyhet sërish gjyqi ndaj Arbër Çekajt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është shtyrë për të dytën herë në Gjykatën e Posaçme të Apelit, procesi ndaj Arbër Çekajt, i akuzuar për 613 kg kokainë të kapur në Portin e Durrësit.

Shkak për shtyrjen e seancës së sotme u bë mungesa e avokatit mbrojtës të Donaldo Lushajt, Artan Jahaj.

Seanca e radhës u caktua nga gjykata në 7 dhjetor. Ditën e sotme, procesi monitorohej edhe nga përfaqësues të ambasadës amerikane në Tiranë.

Arbër Çekeaj, Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku u dënuan nga Gjykata e Shkallës së Parë me 36.8 vite burg, vendim që u apelua nga mbrojtja, e cila kërkon pafajësi për tre të pandehurit.

Më 15 shtator Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit dënoi me 21 vjet burg Arbër Çekajn, pronarin e kompanisë “Arbi Garden” në kontenierët e së cilës bashkë me bananet u zbuluan nga policia 613 kilogramë kokainë, në shkurt të 2018.

Arbër Çekaj i konsideruar si “bosi” i kësaj ngarkese, ka mbajtur gjithmonë një qëndrim mohues, duke pohuar se nuk ka asnjë lidhje me kokainën e kapur nga policia./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Sondazhi: Gjermanët janë të shqetësuar për gjendjen ekonomike përpara zgjedhjeve

Shumica e gjermanëve janë të shqetësuar për ekonominë dhe çmimet e larta si ekonomia më e madhe e Evropës,...

Premtoi zgjerimin e aleancave, degradoi te Ben Ahmetaj dhe Ilir Meta

Nga Namir Lapardhaja  I premtoi pushtetin për gjashtë muaj, i largoi edhe gjashtë vite të tjera larg pushtetit; I premtoi forcimin, i dhuroi dobësinë; I premtoi bashkimin,...

Funerali politik i Sali Berishës

Nga Ilir Demalia Berisha harron – ose përpiqet të harrojë – se vetëm dy javë para hyrjes së Shqipërisë në NATO ndodhi tragjedia e Gërdecit,...

Berisha: Drejtuesi i fushatës së Trump do të drejtojë fushatën e PD-së

Kreu i PD-së Sali Berisha në një konferencë për mediat bëri me dije se drejtuesi i fushatës së Presidentit Donald Trump Chris Lacivita do...

Zgjedhjet në Kosovë, qytetarja “voton” për VV dhe Gjestin (Foto)

Duket se Gjesti ka ‘infektuar’ edhe zgjedhjet në Kosovë. Një vajzë, të paktën kështu duket nga dora me thonj të kuruar dhe me manikyr,...

Lajme të tjera

Web TV