BE marrëveshje me Moderna për 160 milionë vaksina antiCovid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkimi Europian ka arritur një marrëveshje me kompaninë amerikane Moderna, për një sasi prej 160 milionë doza vaksinash. Kjo marrëveshje ka çuar rezervat e BE në gati 2 miliardë vaksina.

Javën e kaluar, Moderna njoftoi se vaksina e saj eksperimentale është 94.5% efektive në parandalimin e Covid-19 bazuar në provat klinike.

Në gusht, Komisioni ekzekutiv i BE, i cili bashkëdrejton bisedimet me prodhuesit e vaksinave në emër të vendeve anëtare, tha se kishte zhvilluar bisedime paraprake me Moderna mbi një marrëveshje për 80 milionë doza dhe një mundësi për 80 milionë më shumë.

Kushtet e kontratës nuk janë zbuluar. Zyrtarë të BE kanë deklaruar se shtetet e bllokut po kërkojnë një çmim nën 25 dollarë për dozë për vaksinën e Moderna.

Por shefi ekzekutiv i Moderna, Stephane Bancel u shpreh se kompania do të tarifojë qeveritë midis 25 dhe 37 dollarë për dozë, në varësi të sasisë së porositur.

Brukseli tashmë ka arritur marrëveshje me AstraZeneca, Pfizer-BioNTech, Sanofi-GSK, Johnson & Johnson dhe CureVac. Gjithashtu është  në bisedime për të blerë vaksinën e mundshme COVID-19 të firmës amerikane Novavax.

Blerjet aktuale do të kryhen nga qeveritë e BE nëse vaksinat aprovohen nga rregullatori i ilaçeve i BE./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Mandati i katërt, çfarë do të ndodhë me Reformën në Drejtësi? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Eruonews Albania ku ka folur ndër të...

A është harruar totalisht Veliaj? Edi Rama jep versionin e tij të fundit për Euronews

Vetëm 7 ditë larg nga zgjedhjet e 11 Majit, kryeministri dhe njëherësh kryesocialisti Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin “Review”, intervista e...

Dopietë nga Balaj, Vllaznia në finalen e sezonit! Mposht 2-1 Dinamon!

Vllaznia është finalistja e parë e "Final 4" duke marrë një biletë për në sfidën e 12 majit. Në stadiumin "Arena Kombëtare" në kryeqytet, Vllaznia...

Pse i quani burrat “çyrykë”? Rama: Bëra humor, por është gjysma e së vërtetës

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania ku tha se ai nuk i ka etiketuar gjatë fushatës...

Shoqërimi i kandidatit demokrat në Fier, reagon Policia: Kundërshtoi efektivët tanë

Policia e Fierit ka ardhur me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të diele në qendrën e këtij qytetit...

Lajme të tjera

Web TV