Gjoba për Metën në ditëlindjen e Bes Kallakut, reagon Rama: Shembull skandaloz

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për gjobën e vënë ndaj presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit, pasi morën pjesë në ditëlindjen e aktorit Bes Kallaku. Rama deklaroi se kjo ishte një shfaqje e pështirë jo vetëm karshi ligjit, por edhe ndaj shëndetit.

Unë nuk vendos masa. I vendos Komiteti i Ekspertëve dhe as nuk monitoroj zbatimin e masave. Më duket e pamundur të jap përgjigje. Shembulli më skandaloz i shkeljes së ligjit nga presidenti zonja e parë dhe gjithë çeta e tyre.

Ndërkohë që është shumë e qartë për të gjithë se nuk mund të ketë grumbullime më shumë se 10 persona dhe nuk mund të bëhen festa e dasma e deri edhe ceremonitë e dhimbshme mortore me më shumë se familjarët.

Na shfaqet në një spektakël të pështirë të karshillëkut jo vetëm me ligjin por edhe me vetë shëndetin e të tjerëve në rast se nuk janë të interesuar për shëndetin e tyre. Më shumë s kaq nuk ka parë ndonjë gjë të veçantë, shëndeti është mbi të gjitha dhe sot nuk ka asnjë aktivitet politik, përfshirë edhe ato elektorale që të diskutohen ne rëndësi mbi shëndetin.

Nuk jemi në fushatë thjeshtë na duhet të ndalojmë grumbullimet me më shumë se 10 veta. Duhet që të gjithë të bëjmë çmos që të shmangim daljet e panevojshme nga shtëpia”, tha Rama.

Mediat raportuan me herët se Meta u gjobit me 80 euro pasi shkeli rregullin e mos grumbullimit të më shumë se 10 personave në një vend, ndërkohë që tek ditëlindja e Bes Kallakut ishin rreth 30-35 të tillë.

I ftuar në “Log.” në ABC, Meta tha se nuk merret me vendime të tillë të nxitura nga Rilindja duke e quajtur një budallallëk gjobën e vendosur ndaj tij pasi kishte zbatuar të gjitha masat anti-Covid./Bl.Ba/Fjala.al

Lexo edhe :  Detaje nga vrasja në Maliq/ Dy të miturit ishin konfliktuar një ditë më parë

Të fundit

Kush na urren, fillimisht: Kosova apo Qeveria?

Frrok Çupi Desha të them direkt se i vetmi shtet dhe e vetmja qeveri në botë që nuk i dha...

Borë, akullnaja e kafshë të egra, ky është vendi ku Trump do presë Putinin për bisedime

Donald Trumpit do t’i duhen rreth shtatë orë për të arritur në Bazën e Përbashkët të largët Elmendorf-Richardson në Alaska – dhe Vladimir Putin...

Sherr mes bashkëfshatarëve në Korçë, i riu në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Dvoran, pak kilometra larg nga qyteti i Korçës. Një 27 vjeçar dhe një 40...

Trump: Europianët nuk do të më tregojnë se çfarë të bëj me Putin

Evropa nuk do më tregoj çfarë duhet të bëj, tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump, vetëm pak para samitit të tij me Vladimir Putin në Anchorage...

Detet evropiane thyejnë rekorde temperaturash, si paraqiten shifrat?

Në gusht 2024, temperatura e Detit Mesdhetar arriti një rekord prej 28.7°C, një shenjë e qartë e valëve të nxehtësisë detare që kërcënojnë jetën...

Lajme të tjera

Web TV