Shengyl Ismaili, aktorja nga Kosova ka treguar peripecitë e punës së saj. Në një intervistë për emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, ajo ka folur hapur për për jetën profesionale dhe personale.
Siç dihet, aktoret luajnë role të ndryshme në teatër e projekte tjera të kinematografisë, ndër to Shengyli ka luajtur rolin e një prostitute.
Ajo tregoi se si gjatë shfaqjes së Faruk Begollit kishte qenë një person nga publiku i ishte afruar regjisorit duke i thënë se po e kërkonte atë “prostitutën” që flet çdo të enjte këtu në çdo shtëpi publike dhe nuk po e gjente.
Begolli i kishte sqaruar atij se ky ishte teatër dhe se roli në fjalë nuk kishte të bënte aspak me jetën personale të saj./r.g/fjala.al
