Musk bëhet njeriu i dytë më i pasur në botë, lë pas Bill Gates dhe Zuckerberg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elon Musk është njeriu i dytë më i pasur në botë, pasi ka rrëzuar nga froni Bill Gates. Pas një rritje të vazhdueshme të vlerës së aksioneve të Teslas, pasuria neto e sipërmarrësit është rritur me 7.2 miliardë dollarë duke shkuar në total në 127.9 milionë dollarë.

Burimet financiare të tij janë shtuar me më shumë se 100 miliardë dollarë këtë vit, duke tejkaluar të gjithë të tjerët në Indeksin e Miliarderëve Bloomberg, i cili rendit 500 njerëzit më të pasur të botës. Në janar, Musk ishte në vendin e 35-të.

Shefi ekzekutiv i ndërmarrjes së makinave elektrike tani renditet menjëherë pas shefit të Amazon, Jeff Bezos. Tre të katërtat e vlerës neto të Musk vijnë nga aksionet e Tesla. Nëse rritja e çmimit të aksioneve të Tesla-s vazhdon, Musk mund të arrijë një marrëveshje bonus me një vlerë rekord 55.8 miliardë dollarë.

Tesla ka vlerën më të lartë të tregut nga çdo kompani makinash në botë, edhe pse bën shumë më pak automjete se të tjerët. Kompania pritet të dorëzojë deri në 500,000 automjete elektrike këtë vit, krahasuar me prodhimin vjetor të prodhuesit japonez të makinave Toyota, rreth 10 milionë.

Musk përveç makinave elektrike është i përfshirë dhe në mjetet hapësinore përmes kompanisë së tij SpaceX, e cila javën e kaluar dërgoi katër astronautë në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar me raketa Falcon dhe kapsulën Dragon nën një kontratë tregtare me Nasa.

Gates, i cili bashkë-themeloi Microsoft, ishte personi më i pasur në botë për vite me radhë para se të rrëzohej nga vendi i parë nga Bezos në 2017. Pasuria e Gates është me vlerë 127.7 miliardë dollarë, por mund të ishte më e lartë nëse  nuk do të kishte dhuruar shuma të mëdha për bamirësi gjatë viteve.

Lexo edhe :  Tensione diplomatike, Kopenhageni akuzon Trumpin për “operacione sekrete”

Një javë më parë, Musk kaloi Zuckerberg dhe kaloi në vendin e tretë. Themeluesi 36-vjeçar i Facebook ka rënë përsëri në vendin e katërt këtë javë, pas biznesmenit francez Bernard Arnault, shefi ekzekutiv i LVMH, kompania më e madhe e mallrave luksoze në botë. /Re.D/Fjala.al

Të fundit

“12 mijë komisionerët e PD i njohën zgjedhjet, Berisha merr rrogën”

Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se edhe pse kreu i PD Sali Berisha në deklaratat e tij thotë se...

Massimo Moratti shtrohet në spital, në gjendje të rëndë! Me zor merr frymë

Ish-Presidenti i Interit, Massimo Moratti, është shtruar në spital në terapi intensive për shkak të pneumonisë. Sipas raportimeve, gjendja e tij është kritike pasi mjekët...

Ambasada ruse në Beograd: Zgjidhja, vetëm sipas rregullave serbe

Ambasada ruse në Beograd deklaroi se për situatën në Serbi zgjidhja e vetme është “dialogu në fushën e së drejtës”, siç theksoi, “sipas rregullave...

Zbulohet data kur do të mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste

Asambleja e Partisë Socialiste do të mblidhet më datë 11 Shtator. Në këtë datë kryeministri Edi Rama do të shpallë të gjithë emrat që...

Spahiu: Berisha zgjodhi 100% listën ‘Basha’, janë shtirur sikur u zunë

Juristi Kreshnik Spahiu, e ka cilësuar përbërjen e re të ekipit të Sali Berishës, si një konfirmim se gjithë konflikti i viteve të fundit...

Lajme të tjera

Web TV