Nga djalosh i thjeshtë në shpresë për botën, krijuesi i vaksinës së Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ugur Sahin, njeriu i cili ka zgjuar shpresat e të gjithë botës me krijimin e vaksinës anti-Covid, emigroi në moshën 4-vjeçare në Gjermani. Ai tashmë është partneri themelues i kompanisë me bazë në Gjermani ‘BioNTech’.

‘BioNTech’ është një nga 17 kompanitë më të mëdha në mbarë botën e cila po punon për zhvillimin e një vaksine efikase ndaj Covid-19. Drejtori gjeneral i kompanisë bio-teknologjike gjatë një interviste për Wall Street Journal ka thënë se do të jetë i nevojshëm testimi para se vaksina të përdoret.

Sipas Sahin, virusi tashmë është përhapur në masë të gjerë dhe janë infektuar shumë persona dhe sipas tij, kjo është arsyeja se ndoshta do të duhen dhjetë vite që të arrihet imuniteti i tufës.

“Konsideroj se imunitetin mund ta arrijmë nëse mbi 90% e popullatës është imune”, ka shtuar eksperti Sahin.

Sipas tij, arritja e këtij qëllimi është e mundur nëse prodhues të ndryshëm të njëjtën kohë ofrojnë në treg vaksina të ndryshme.

Eksperti Sahin shton se për arritjen e këtij qëllimi, nevojiten shumë prodhues të ndryshëm që do të ofrojnë në treg vaksina të ndryshme./r.g/Fjala.al

Të fundit

Ylli i Interit ka oferta nga Anglia, klubi zikaltër: Duam 32 mln euro

Yann Bisseck po tërheq gjithnjë e më shumë klube në merkato. Mbrojtësi 24-vjeçar është vënë në shënjestër nga disa...

Shqipëria s’po rregullon dot imazhin në sytë e investitorëve të huaj

Shqipëria nuk po rregullon dot imazhin e saj në sytë e investitorëve të huaj, duke mbetur gjithsesi në “vijën e kuqe” të vlerësimeve në...

Cilat janë shqetësimet shëndetësore më të shpeshta gjatë verës?

Pickimet nga insektet, goditjet nga dielli apo shqetësimet kardiovaskulare janë problematikat shëndetësore më të shpeshta për banorët dhe turistët që vizitojnë Gjirokastrën në këtë...

6 mijë gjoba gjatë korrikut, çfarë po ndodh me shoferët në Elbasan?

Policia Rrugore e Elbasanit ka vijuar kontrollet me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe menaxhimin e trafikut të shtuar gjatë sezonit veror, ku gjatë muajit...

Shqiptarët grabitën europianët përmes telefonave, zbulohet skema e “call center”

SPAK, në bashkëpunim me autoritet gjermane përmes një operacioni të gjerë, të shtrirë në disa shtete të BE, kanë goditur grupin kriminal të Call...

Lajme të tjera

Web TV