Policia e Kukësit parandalon një ngjarje të mundshme kriminale brenda familjes, ndërsa arreston një 32-vjeçar, i cili ka qëlluar me thikë motrën e tij.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 6, në qytetin verilindor, ndërsa ndërhyrja është bërë teksa po ndodhte një konflikt i ashpër në familje midis vëllait, shtetasit me inciale V.Q dhe motrës së tij.
“Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës dhe e ka goditur atë me mjet të mprehtë thikë, në krah, duke i shkaktuar dëmtime të lehta”, shkruan Policia në njoftimin e saj.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Dhunë në familje”./Bl.Ba/Fjala.al