Trump i hapi rrugën, ja si do të funksionojë tranzicioni në SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i zgjedhur Joe Biden, do të fillojë të ndërtojë administratën e re deri në inaugurimin e tij më 20 janar, e cila do të nisë punën për realizimin e vizionit të tij politik si dhe për të trajtuar menjëherë çështjet e sigurisë kombëtare.

Zoti Biden tani mund të marrë fonde të caktuara nga Agjencia e Shërbimeve Qeveritare (GSA) dhe të ketë qasje në informacionet e inteligjencës, në bazë të një ligji të vitit 1964, që ka si qëllim realizimin e një tranzicioni të rregullt të pushtetit ekzekutiv.

Ekipi i tranzicionit fitoi qasje në një domen qeveritar interneti dhe emaili, duke krijuar pa humbur kohë një faqe të quajtur buildbackbetter.gov.

Zoti Biden do të marrë informacion sekret në lidhje me kërcënimet e sigurisë kombëtare, operacionet e fshehta ushtarake dhe vendimet në pritje që mund të ketë administrata Trump për një përdorim të forcës ushtarake.

Anëtarëve të ekipit tranzicionit dhe njerëzve të zgjedhur për postet e sigurisë kombëtare do të fillojnë t’u jepen lejet e sigurisë, të nevojshme për kryerjen e detyrave të tyre. Të emëruarit kryesorë mund të marrin pjesë gjithashtu në seanca orientuese për t’i njohur ata me punën dhe praktikat e agjencive qeveritare.

Administrata Trump do të kryejë me stafin e zotit Biden ushtrime për të provuar gatishmërinë për situata emergjente.

Krerët e agjencive qeveritare do të fillojnë të punojnë me zyrtarët e tranzicionit në mënyrë që të sigurojnë një kalim të qetë dhe ekzekutim të pandërprerë të operacioneve qeveritare. Kjo përfshin fusha të tilla si komunikimi me ekspertët e shëndetit publik në lidhje me planet e shpërndarjes së vaksinave të koronavirusit.

Ekipi i presidentit të zgjedhur do të ketë në dispozicion deri në 6.3 milion dollarë për operacionet e tij të tranzicionit. Ai do të ketë qasje në hapësirat federale, duke përfshirë zyrat ku zotit Biden do t’i bëhen raportimet për çështjet e ndjeshme të inteligjencës./VOA

Lexo edhe :  Pesë sfidat kryesore të ekonomisë botërore në vitin 2025

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Dy shenjat e horoskopit që lënë tersin pas! 2025 do të jetë viti i tyre plot suksese

Të gjitha shenjat e zodiakut kanë përjetuar ulje-ngritjet e tyre në vitin 2024, por viti i ri sjell një...

WSJ: Alkooli edhe në sasi të vogla shkakton probleme serioze

Edhe pse gjithnjë e më shumë njerëz po e quajnë veten të matur dhe kureshtarë ose po provojnë zëvendësues të alkoolit të mbrojtur nga...

Futbolli në zi, ndërron jetë ish-lojtari i kombëtares

Ish-futbollisti i Torinos dhe Xhenoas, Aldo Agropi, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Në karrierën e tij si futbollist ka veshur pesë herë fanellën e...

Gerta shpërthen ndaj Livias! “Tjetri i martuar, ndërkohë ti…”

Tensionet vazhdojnë të rriten brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ndërsa një debat i ashpër mes Livias dhe Gertës mori një kthesë emocionuese. Gerta...

Mbrojtja në 2025, rritje e pagave për ushtarakët dhe ringritje e industrisë ushtarake

Buxheti i vitit 2025 për mbrojtjen parashikon një total prej 52,7 miliard lekësh, që përbën një rritje prej 4,6% krahasuar me vitin 2024. Ky është...

Lajme të tjera

Web TV