Ish-deputetja e PD Dhurata Çupi: Çfarë do bëjë PD me reformën në drejtësi kur të vijë në pushtet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhurata Çupi është një nga politikanët e njohur atë PD me profesionin jurist. Më shumë se një herë ajo ka deklaruar se reforma në drejtësi e realizuar deri tani është e kapur nga kryeministri Edi Rama. Por çfarë do të bëjë PD me reformën në drejtësi nëse kjo forcë politike vjen në pushtet? Gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU ish-deputetja dha këto detaje:

 

-Si një juriste me profesion, a mund të thoni se çfarë do të bëjë PD nëse vjen në qeveri me reformën në drejtësi?

-Ne nuk kemi qenë kundër reformës në drejtësi, nuk jemi, nuk kemi qenë dhe nuk do të jemi. Ne kemi qenë kundër kapjes së drejtësisë. Së një kryeministri që bën gjithçka për të mos u hetuar.

-Si e vërtetoni ju këtë?

-E kemi thënë me prova dhe me fakte. Gjithë procedura ligjore që u bë më pas. Ajo është votuar me 140 vota dhe më pas të gjithë ligjet që pasuan, përpjekjet e Ramës për ta kompromentuar reformën në drejtësi, kanë qenë tashmë publike. Të paktën janë dy dosje, dosja 184 dhe 339 që vazhdojnë të mbeten në sirtarët e drejtësisë./Fjala.al/Ke.Ba 

 

Të fundit

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi...

Hamasi: Gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe lirimin e pengjeve

Në një deklaratë zyrtare, Hamasi njoftoi gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund luftës dhe për të liruar...

Flutura Açka: Deputeti i PD-së shkarkoi numëruesin sepse nuk po vidhte vota!

Gjatë intervistës së saj për programin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Flutura Açka rrëfeu për përvojat e saj gjatë fushatës së 2021-shit dhe...

Pas negociatave, festivali i Sanremos do të vazhdojë në qytetin bregdetar

Pas dy ditësh pune të frytshme dhe intensive, është arritur një marrëveshje midis Bashkisë së Sanremos dhe RAI-t gjatë fazës së negociatave në lidhje...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Lajme të tjera

Web TV