‘Tërmeti dhe Covid dy sfida për shëndetësinë’/ Manastirliu apelon: Mos ejani vonë në spitale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë fjalës së saj në seancë plenare, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu është shprehur se, tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe pandemia Covid-19 frenuan punën e qeverisë për zhvillimin e sistemit shëndetësor.

Sipas saj, kur qeveria Rama mendonte shërimin e plagëve të shëndetësisë, vendi u godit nga dy fatkeqësitë.

Kisha dashur shumë që sot të dilja para jush si ministre shëndetësie në kohë paqe ku të diskutonim të tjera projektligje për zhvillimin shëndetësor, të cilat nuk i kemi lënë mangut as në kohë pandemie. Por e vërteta është se po jetojmë në një kohë lufte.

Kur ne mendonim se po kuronim plagët shumë-vjeçare të sistemit shëndetësor, dalë nga një prapambetje prej dekadash, zvarritjesh dhe nëpërkëmbjesh në vitet e tranzicionit, Shqipëria do të merrte dy goditje të forta, tërmetin e 26 nëntorit 2019 dhe pandeminë Covid-19.”, u shpreh Manastirliu.

E ndërsa u ndal te pandemia, ajo i ka bërë një thirrje të gjithë qytetarëve se nuk duhet të shkojnë vonë në spitale në rast se konstatojnë se janë të prekur pasi ata që i këshillojnë për diçka të tillë nuk mendojnë për të mirën e tyre por për pushtetin. Ajo bëri një bilanc të nismave të qeverisë në këto 8 muaj pandemi.

Më lejoni të bëj një parashtrim të situatës së epidemisë Covid në vendin tonë duke prezantuar masat e marra deri më sot dhe duke vënë përpara një ekspoze të punës sonë dhe për muajt e vështirë për të cilët po përgatitemi. Kjo pandemi nuk e gjeti shëndetësinë në grahmat e fundit ashtu si ishte në vitin 2013. Në çdo fazë të kësaj pandemie kemi ecur sipas strategjive të hartuar nga ekspertët më të mirë në vend.

Mos ejani vonë në spitale. Mos dëgjoni ata që thonë se nuk ka shtretër dhe mjekët nuk iu shërbejnë. Nuk e bëjnë për ju. E bëjnë për pushtetin e tyre. Është koha për të besuar ekspertët dhe mjekët. Ajo që na duhet në këto momente është solidariteti, zbatimi i rregullave, ruajtja e distancës dhe higjienës”, tha ministrja.

Lexo edhe :  "Tedi Blushi, fansi i garderobës sime"/ Kryemadhi i përgjigjet “flakë për flakë” Metës

Bazuar në planin e vjeshtë-dimrit Manastirliu deklaroi se siguruam vaksinimin e gripit. “Testimet e shpejta brenda dhjetorit. 250 shtretër i janë shtuar kapaciteteve për vjeshtë dimrin, spitalet rajonale janë parapërgatitur për vjeshtë dimrin.

Nga dje ka mbërritur sasia e fundit, e 230 mijë vaksina për gripin. Pajisën strukturat tona me linjat e oksigjenit në mënyrë që asnjë spitali të mos i mungojë. 3.9 milion euro janë paguar për vaksinën anti COVID e cila do të jetë falas“, tha ajo./Bl.Ba/Fjala.al

 

Të fundit

Zbulohet qyteti i lashtë 3000 vjeçar në Peru, identifikohen rreth 18 struktura banimi

Një qytet i lashtë peruan që ishte një qendër tregtare e lulëzuar 3,000 vjet më parë është zbuluar nga...

Marrëveshja për Gazën, Trump lajmëron një tjetër takim me Netanyahun

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka deklaruar se do të takohet përsëri me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu sonte në mbrëmje për të nxitur një...

1982 – Avioni Pan Am 759, rrëzohet në Kenner, të Luizianës, vriten të 153 vetë

8 korrik 1982 – Një nga tragjeditë më të rënda ajrore në historinë e SHBA-ve ndodhi kur fluturimi Pan Am 759, një avion civil...

‘Reforma në drejtësi, e deformuar’, Çupi: Berisha, përfaqësues i korrupsionit

Analisti Frrok Çupi komentoi zhvillimet e fundit sa i takon togave të zeza dhe eksponentëve të politikës përpara saj. Çupi komentoi se Berisha është...

Sllovenia zbardhet nga bora në mes të verës

Temperaturat në Slloveni kanë rënë në atë nivel të ulët sa majat më të larta të vendit të përjetojnë borën e korrikut. Bora ka rënë...

Lajme të tjera

Web TV