Rama në Dubai/ Balla: Përmbyll sot një nga marrëveshjet më të mëdha të Rindërtimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka zbuluar në Kuvend se sot Rama  përmbyll një nga marrëveshjet më të mëdha të Rindërtimit.

Është bërë me dije se Rama sot nuk do të jetë në Kuvend, pasi ka udhëtuar drejt Dubait, në Emiratet e Bashkuara Arabe i shoqëruar edhe nga ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj.

Sipas Ballës duket se në këtë 1-vjetor të tërmetit të 26 nëntorit të 2019 Rama do të bëjë një marrëveshje përmbyllëse, që sipas Sekretarit të Përgjithshëm të PS është nga më të mëdhatë që është bërë gjatë procesit.

“Të nderuar kolegë deputetë, 26 nëntori  i 2019 ishte dhe do mbetet në kujtesë si momenti më i vështirë për gjeneratën tonë. Shumë familjeve shqiptare iu desh të përballen me pasojat e një tërmeti apokaliptik 3 muaj pas tërmetit nisëm të merreshim me humbjet në luftën me virusin e rrezikshëm.

26 nëntori 2019 la pas 51 viktima, mbi 1 mijë të plagosur, thuajse 14 mijë familje që humbën gjithçka, kishin. I pari që mbërriti në Durrës ishte Edi Rama. Pas pak çasteve filloi misioni i kërkim shpëtimit në rrënoja. Mirënjohje për solidaritetin e fqinjëve e miqve në ato  momente, qoftë në orët e para të tërmetit, qoftë me mbështetjen e paimagjinueshme të bërë shembull në konferencën e donatorëve.

Më shumë se 100 organizma financiarë vendosën në dispozicion fonde. Tani që kemi mundësinë të hedhim sytë pas, e të shohim, duket e pamundur si iu dha strehë, ushqim, dhe perspektivë në kohë rekord mijëra familjeve.

Duket e paimagjinueshme si u sistemuan në hotele, me kujdes të posaçëm shëndetësor dhe shërbim arsimor. Të tjerët në shtëpi me qira, si shtabi i emergjencës i dha çadra.

Lexo edhe :  Përfundon numërimi në qarkun e parë, ja si u ndanë mandatet

I thamë çdo familje e çdo shqiptari e shqiptareje, ti s’do të jesh kurrë vetëm. E përballuam me përgjegjësi. Kurrë më parë Shqipëria nuk ishte përballur me këtë vështirësi. Do i mbajmë mend gjatë, si rrallë herë kur shqiptarët u bënë bashkë. Ishte moment i veçantë”, u shpreh Balla.

Numri dy i PS-së ka uruar Kuvendin edhe për miratimin e buxhetit mbi 200 milionë dollarë për Rindërtimin në 2021. “Jemi në prag të përfundimit të disa prej tyre. Nga sot deri në 31 nëntor, nga FMN përmbyllen 16 shkolla, ndërkohë që janë përmbyllur 12. Jo vetëm projektet e filluara në fshat të mbyllen brenda afatit, por dhe gjithë kantieret përmbyllin punën.

Rama po përmbyll një nga marrëveshjet më të mëdha të Rindërtimit, që në kushte e kohë të vështira duhen njerëz të fortë, që dinë të drejtojnë. Shqipëria e ka ekipin, me në krye Ramën. Do i qëndrojmë angazhimit tonë, faleminderit.”- tha Balla.

Kujtojmë se Emiratet e Bashkuara Arabe në Konferencën e Donatorëve në shkurt dhuruan për Shqipërinë 70 milionë euro për Rindërtimin./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ka fituar rreth 60 mijë vota, Lapaj: Do ju bëj të mallkoni veten

Me 57.555 vota të fituara në rang kombëtar, përfshirë edhe votat nga 97.742 zarfe të numëruar nga Diaspora, koalicioni...

Gjin Gjoni për rezultatin në Lezhë: Janë vjedhur mbi 4 mijë vota

Drejtuesi i fushatës zgjedhore të PD-së në Qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni në një lidhje nga qendra e numërimit të votës preferenciale në Lezhë...

Festivali i Filmit në Kanë/ Robert De Niro nderohet me Palmën e Artë

Me një tapet të kuq të mbushur me yje të njohur dhe një ceremoni hapjeje që bashkoi kinemanë dhe politikën, edicioni i 78-të i...

Zbulohen 3 emrat që kërkon Perez për merkaton e Real Madridit

Real Madrid ka disa javë që ka nisur punën për merkaton e verës. Klubi madrilen ka disa emra në mendje, por tre prej tyre...

PD akoma nuk ka kuptuar asgjë

Nga ARTUR AJAZI Të kesh përballë dikë, që ka 3 mandate qeverisëse, që është mbështetur nga shumica e shqiptarëve, dhe garon për mandatin e...

Lajme të tjera

Web TV