Pedagogia e Universitetit të Tiranës, Majlinda Keta infektohet me Covid-19

Një tjetër pedagoge në radhët e institucioneve arsimore në vend është infektuar me Covid-19. Bëhet fjalë për Majlinda Ketën, pedagoge në Universitetin e Tiranës.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Keta, e cila në një intervistë për Ora News ka treguar se fatmirësisht nuk ka pasur shqetësime të mëdha dhe se është në ditët e fundit të luftës me koronavirusin.

Ka plot pedagogë të prekur, unë jam drejt ditëve të fundit. Vijon angazhimi në akademizëm”, tha Keta.