“Provë gjenerale para vaksinës anti-Covid”, nis vaksinimi kundër gripit për edukatorët dhe arsimtarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nisur sot programin e vaksinimit kundër gripit falas për të gjithë edukatoret dhe arsimtarët në të gjithë vendin. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ishte sot në kopshtin 36 në Tiranë, ku u krye vaksinimi i stafit.

U angazhuam që në krye të herës për të siguruar vaksinën ndaj gripit për grupet e riskuara dhe arritëm që ta 4-fishonim sasinë e dozave të vaksinës për këtë vit, për të siguruar një barrierë më të mirë mbrojtëse për të gjithë grupet e riskuara dhe sot nisim programin e vaksinimit në komunitet, pranë vendit të punës, për të gjithë edukatore dhe arsimtarët në të gjithë vendin”, tha Manastirliu.

Duke theksuar rëndësinë e vaksinimit kundër gripit në këtë periudhë të mbivendosjes edhe të virozave stinore, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh:

Edhe 230 mijë doza të vaksinës kundër gripit falas që kanë mbërritur dy ditë më parë janë shpërndarë në qendra shëndetësore, pjesë e sasisë prej 380 mijë vaksinash që qeveria i financoi falas, për të siguruar vaksinimin e sigurt të të moshuarve, të sëmurëve kronikë dhe grupet e tjera të riskut, mes të cilave edhe një kategori e ndjeshme për ne siç janë edukatoret dhe arsimtarët. Eshtë një moment i rëndësishëm për të kujtuar edhe njëherë të gjithë qytetarët që janë në grupet e riskut, për t’u lidhur me mjekun e familjes dhe për të bërë vaksinën kundër gripit falas në qendrën tuaj shëndetësore”, tha Manastirliu.

Duke e konsideruar vaksinimin kundër gripit edhe një ushtrim të mirë parapërgatitor për vaksinën anticovid, Manastirliu tha se Shqipëria është në linjën e parë për ta patur vaksinën kundër Covid19 sapo ajo të dalë.

Lexo edhe :  Lapaj i shkruan KQZ-së: Kur dikush jep dorëheqjen, s'ka kthim pas

Jemi duke punuar për të siguruar të gjithë investimet e nevojshme dhe trajnimin e stafit për vaksinën anticovid. Qeveria shqiptare është angazhuar nëpërmjet instrumentit COVAX dhe ka parapaguar 3.9 milion dollarë për të siguruar vaksinën anticovid për grupet e riskuara, për 20% të popullatës. Jemi duke punuar edhe me Komisionin Europian, por edhe me disa shtete të veçanta të Bashkimit Europian, për të mundësuar që në momentin që vaksina të jetë e disponueshme, Shqipëria të jetë në një linjë me vendet e tjera, për ta patur vaksinën e sigurt, efektive dhe falas për të gjithë qytetarët”, tha Manastirliu.

Kreu i Bashkisë nënvizoi domosdoshmërinë e lehtësimit të sistemit shëndetësor në këtë periudhë të vështirë në betejën ndaj COVID-19.

Është shumë e rëndësishme që ta lehtësojmë sistemin nga mbivendosja e disa sfidave dhe le të fokusohemi te Covid, sepse vaksina e gripit ekziston, mund të shpërndahet në mënyrë efektive, brenda pak ditëve në rreth gjysmë milionë banorë, sidomos grupet vulnerabël, të moshuarit, ata që kanë sëmundje kronike dhe ata që shërbejnë në front kur vjen puna te trajtimi i fëmijëve, qofshin mësuesit, edukatoret apo edhe ndihmëset, sanitaret që ne kemi nëpër çerdhe dhe kopshte”, theksoi Veliaj.

Prej muajit shtator ka nisur në të gjithë vendin vaksinimi kundër gripit falas i personelit shëndetësor dhe kategorive të tjera të rrezikuara, duke filluar nga fëmijët 0-5 vjeç, të sëmurët kronikë, të moshuarit mbi 65 vjeç, gratë shtatzëna, edukatoret dhe arsimtarët, etj. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka siguruar 368 mijë doza vaksinash kundër gripit falas për qytetarët./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Mimoza Ahmeti refuzon t’i dhurojë libër dhe t’i japë autograf Egla Cenos

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti është e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm...

“Kandidati Mancurian” dhe kontrolli i mendjes, kur paranoja kthehet në fakt

Nga Leonard Veizi Kontrolli i mendjes është forma më brutale e dhunës pa gjak. Është dhe akti më i skajshëm i zhveshjes së njeriut nga...

Historia e Bardha Nesturajt, ish-kandidates së PS vite më parë

Bardha Nesturaj, tregtarja e njohur nga tregu i Sarandës e cila përgjatë javës që po lëmë pas ka qenë një ndër më të komentuarat,...

Temperatura deri në 38 gradë Celcius, parashikimi i motit

Ditën e diel moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë territorin. Vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në male, nga ku edhe...

CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur jo vetëm rrjetet sociale, por edhe botën e biznesit në SHBA. Andy Byron, CEO i kompanisë teknologjike Astronomer,...

Lajme të tjera

Web TV