Shefja e ISHP paralajmëron masa më të ashpra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas hapjes së madhe që u bë më 18 maj, përfshirë këtu dhe tre-mujorin e verës që nuk i la njerëzit pa u mbledhur së bashku, me stinën e vjeshtës që sjell me vete dhe virozat gripale, rastet pozitive me Covid-19 kanë ardhur duke u rritur.

Sa më shumë testime bëhen, aq më shumë të infektuar dalin. Vetëm sot kishte 645 raste pozitive dhe 18 viktima nga koronavirusi.

Shefja e ISHP-së Albana Fico u shpreh se nuk do të ngurojnë që të marrin masa shtesë, për parandalimin e virusit.

Në një intervistë për Report Tv ajo tha se nuk ka ende një vendim konkret, por në bazë të shifrave të koronavirusit gjithçka mund të ndryshojë.

Një apel për qytetarët është që të mos ngurojnë të kërkojnë ndihmën e shërbimit mjekësor.

Ka një moment për të qëndruar në shtëpi që e mbështet mjeku i familjes ndërsa ka dhe një moment që duhen shtruar në spital.

Nuk do të ngurojmë që të marrim masa të tjera për të kufizuar transmetimin e këtij virusi. Pandemia nuk varet vetëm nga numri i të infektuarve.

Sëmundjet në këto rast të tipit infektiv, janë sëmundje që kërkojnë një përfshirje mes qytetarëve dhe shërbimeve mjekësore.

Një rol shumë të rëndësishëm që të ketë një bashkëpunim mes qytetarëve dhe mjekësisë. Dua të them që masat duhen zbatuar dhe ato fillojnë nga vetja familja dhe të tjerë”, tha Fico.

Të fundit

Fruti antioksidues i verës që i bën mirë zemrës dhe përmirëson gjumin

Një nga frutat më të shijshme të verës, qershitë  kanë veti që i bëjnë ato thelbësore në dietën tonë. Ato...

Emma Tucker, kryeredaktorja e Wall Street Journal që e bëri Trumpin të dridhej?

Nga Monica Ricci Sargentini, Corriere della Sera Në krye të gazetës që nga viti 2022, ajo imponoi një modernizim që shkaktoi një revoltë midis gazetarëve....

Paradoksi i reagimit opozitar kundër projekt Kodit të ri Penal

Nga Mero Baze Vitin e kaluar, kur shumica në pushtet propozoi ngritjen e Komisionit të posaçëm “anti-korrupsion”, i njohur si “Komisioni Xhafa”, gjithë kritikat e...

Tarifa e Trump për Shqipërinë? Eksportuesit: Mund të jetë një mundësi e artë

Nga data 7 gusht, çdo produkt që prodhohet në vendin tonë dhe eksportohet drejt tregut amerikan do të paguajë taksë 10%. Vendimi i paralajmëruar...

3 gusht 1778 – Hapet Teatro alla Scala në Milano

Më 3 gusht 1778, në Milano, u hap për herë të parë Teatro alla Scala – i njohur shkurtimisht si La Scala – një...

Lajme të tjera

Web TV