Virozat e stinës, mjekja ngre alarmin:Kujdes me fëmijët kur kanë temperaturë, ja çtë bëni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

”Është kulmi i sezonit dhe kemi shumë viroza respiratore në qarkullim, kështu që numri i pacientëve që paraqiten për konsulta është i lartë” u shpreh mjekja në fillim të intervistës online, duke shtuar se ende nuk ka nisur kurba zbritëse e shifrave.
Sipas mjekes, kjo periudhë karakterizohet me ditë me temperaturë të lartë dhe më pas me disa ditë me temperaturë të ulët tek fëmijët.

”Ka shumë prindër të cilët tremben shumë nga temperatura dhe mundohen me çdo kusht që t’a normalizojnë” shtoi ajo, duke nënvizuar se dhënie mbi masën e kurave mund të shkaktoj hipotermi kur temperaturat ulen.

Po çfarë duhet të bëjnë prindërit në rastet e temperaturës së ulët? Së pari nuk duhet të teprohet me dozat e antipiretikëve, të japinlëngje të ngrohta, t’i fusin napa të ngrohta në trup dhe t’i largojnë rrobat e ftohura, pa harruar dhe vendosjen e borsave me ujë të ngrohtë.

‘Kur kemi marrë të gjitha këto masa dhe temperatura është prap e ulët, duhet të paraqitemi për vizitë tek mjeku për një kontroll’ tha doktoresha.
Por çfarë këshillash praktike mund te jepen për uljen e temperaturës? Temperatura deri në 38 gradë celcius konsiderohen temperatura që nuk kanë nevojë të ulen me çdo kusht. Duhet të kemi një hidratim konstant të fëmijës, përdorimi i kontrolluar i paracetamolit apo ibuprofrenit.

‘Ushqimi duhet të jetë sa më i lehtë për fëmijët në këtë periudhë, duke përfshirë kalori dhe vitamina të shëndetshme” tha ajo, duke shtuar se konsulta me mjekun nëse kemi ende temperaturë të lartë, është gjithmonë e domosdoshme./O.S

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV