Mes poezisё dhe prozёs… një libër i ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fatmir Minguli

Njё shikim mbi librin “Fёmija i dritёs- Edhe njё herё pёr lumin” tё Enton Bidos, botimet Jozef 2020

Besoj në një zgjidhje të ardhme të këtyre dy gjendjeve,

që nё dukje janë kontradiktore, e që janë ëndrra dhe realiteti,

në një qenie të realiteti absolut, pra të surealitetit.

Andre Breton

Mes dhjetё librave me poezi e prozё dhe katёr librave tё pёrkthyer, Enton Bido ka ndёrtuar tashmё portetin e shkrimtarit qё ka bёrё emёr me artin e tij. Ky portret i ngjan njё pirmaideje ku bazamenti i saj ёshtё poezia dhe mbi tё ngrihen tregimet e novelat, studimet kritike, drama e romani dhe paralele me to janё pёrkthimet e librave tё ndryshёm. Libri i ri qё doli kёto ditё nga shtypi ёshtё njё paralele mes poezive tё Entonit dhe poezisё sё pёrkthyer nga poeti modern francez Zhak Prever.

Edhe nё njё libёr tjetёr, te “Botё tё reja” ky autor boton me paralelen poezi dhe pёrkthime nga autorё tё tjerё. Duke lexuar poezitё e “Fёmijёs sё dritёs” kupton se nuk ёshtё vetёm proza poetike me tё njëjtin titull qё e hap siparin e skenave poetike tё kёtij libri, si proza më e bukur, por janё tё gjitha poezitё e tjera. Drita, ky fenomen i natyrёs nё poezinё e Entonit merr kuptime filozofike duke u veshur me petkun e surealizmit. Drita pёson skanime realizuar nё drejtime tё ndryshme dhe shfaqet herё si zё, herё si krismё mes territ, herё si far i largёt, si dritare qyteti e tё tjera vegime.

Vargu i bardhё nё shumicёn e poezive duket sikur e mund vargun me rimё qё ky poet pёrdor edhe kёtё me shumё hijeshi. Nё poezitё e ndryshme ndjehet njё luftё mes dritёs dhe territ, mes optimizmit dhe pezimizmit dhe ai, poeti kap çastin e kuptimit tё tё jetuarit. Ky konstatim vrehet gjerёsisht dhe thellёsisht te prozat poetike, qё pёr mendimin tim janё mё tё bukurat e kёtij libri. Jo mё kot nё prozёn poetike “Loti i motrёs dhe varka” ndjehet ringjallja e Arkёs sё Noes, nё “Pushtimi nga retё”, Apoklipsi, nё “Dora shpёtimtare”, Mesia, nё “Dora ajrore”, zbulesa e nё poezinё “Si nё ditёn e parё tё krijimit” nёnkuptohen librat e shenjtё. Këtë përsiatje gati të padukshme bëjnë që libri të marrë hapësira jo të njohura. Atë fjalinë për një nivel të lartë mendimi që poeti Enton Bido e ka tashmë të shfaqur në të gjitha krijimet e tij të fundit.

Kjo ёshtё e veçanta e parё.

Nё poemthin me katёr kohё “Netё lakuriqe” shfaqet dhe veçantia e dytё e poezisё sё Entonit, ajo e njё surealizmi me ngjyra tё kozmosit, intersektuar bindshёm me jetёn e sotme tё rrejtshme ( e kush e rruan pёr libra/ or qorr i ditun?!) ku nuk mungojnё tekstet e kёngёve tё Aeorsmith apo Megaherc, ku dialekti verior i shqipes ndёrhyn me butёsi mes rreshtave poetikё, etj, etj.

Kur mbaron sё lexuari librin “Fёmijtё e dritёs- Edhe njё herё pёr lumin”, kupton se vetё poezitё e Entonit jetojnё brenda njё uniteti, veshur me vargje surrealё duke e kthyer absurdin artistik nё dhimbjen njerёzore tё kohёve qё jetojmё. Botimi i përkthimit të poezisë së Zhak Preverit “Edhe një herë për lumin”, dhe futja si pjesë e dytë e këtij libri është një risi e Enton Bidos, por që hap diskutime të cilat deri tani ndahen në dy interpretime.

I pari, sipas specialistes së letërsisë Teuta Dhima bazohet në faktin e përkthimit tejet origjinal të kësaj vepre me vlera botërore, ku përkthyesi është pothuaj autor e mbi këtë ide ajo e gjen ngjashmërinë mes pjesës së parë të librit me pjesën e dytë. Interpretimi i dytë bazohet në disa nuaca të stilit poetik që Enton Bido ka në poezitë e tij, ku tendenca surealiste vjen e forcohet nga poezia në poezi e që vetë Zhak Prever cilësohet si poet surealist. Poezia “Edhe një herë për lumin” është zgjedhur nga Enton Bido jo më kot. Dihet se Zhak Prever njihet kryesisht si poet i dashurisë, ndërsa në këtë poezi ai njihet si poet që skanon skenat e njerëzve të thjeshtë, ata që jetojnë buzë Senës, në kuartieret periferik të Parisit. Enton Bido ka përpara syve dhe mendjes së tij njerëzit e thjeshtë të Durrësit, dhe jo vetëm ata. Duke i ndërthurur këtë dy të ngjashme unë do bëja dhe paragonizmin mes “Realizmit poetik” të Zhak Prever- it dhe “Surealizmit qytetar” të Enton Bidos. Ndoshta në këtë ngjashmëri duhen shtuar dhe loja me enumercionet që Zhak preveri i përdor me as mjeshtëri dhe që Enton Bido di t’i sjellë ndryshe në poezitë e tij. Por duhet shtuar dhe ajo ngjashmëri e lakonizmit në vargje, një racionalizëm perfekt në shprehjen e mendimit teorik mbi ekzistencën ton. Sidoqoftë të dy interpretimet janë të bazuara dhe që i rrisin vlerat librit, prandaj në këtë logjikë anashkalohen dhe mendimet e shpejta “Pse i ka bashkuar këtë dy pjesë..?”

Lexo edhe :  Dinamo përgatit dy shitje spektakolare: 2 milionë euro në arkat e klubit!

Ja pjesa e katërt nga poezia brilante “Netë lakuriqe”:

Po robt, kujt i përkasin?

Territ, dritës,

vedit a tjetrit,

dreqit t’mallkum a Zotit?

………………………………..

…………………………………

“ s’i kuptova gja jetës- tha vdektari.

Druj se koritem.

Nëse cofi, varromni thellë!

Kush po e din..!

Ma qesin jasht cofinat trupin,

nëse vdes para se me u zgju,

lus Zotin shpirtin me ma rujtë

e mshirë e ndjesë me pas për mu!”

Amen! Amin!

Pastë dritë gjithherë n’amshim!

I lehtë më qoftë dheu im!

Poezitë e Enton Bidos të shpalosura në librin e tij të ri “Fëmijë të dritës” janë tingëllimë e ardhje së poezisë së re qytetare, poezisë që me figura të surealizmit kritikon situatat sociale, pangjyrësinë e tyre e figurat letrare qiellore surrealistë kanë zbritur në tokë e i japin shpresë njerëzve në betejat mes pesimizmit dhe optimizmit. Ja një paralele e bukur për optimizmin që shkruhet në poezinë “Zëri i dritës”:

Ai, dheu i butë ku mbillemi,

prap na selit, përtërin, ringjall;

bëhemi gjemba, gardenia, apo lisa

të këndëllur nga zëri i parë.

Është koha që poezia të ringjallë shpresat e njerëzve, klubet e poezive duhet të japin pak shpirt tek njerëzit, poetët e vërtetë s’kanë parti. Është koha që grupet e poetëve të thërrasin me qëllimin e sqarimit të së bukurës së vërtetë. Ashtu si poema “Edhe një herë për lumin” e Prever-it edhe poezitë e “ Fëmijëve të dritës” do hedhin prozhektorët jo mbi brigjet e lumit te Senës, sa që e bëri Preveri, por të ndriçohen qoftë dhe qirinj sado të vegjël njerëzit e Shqipërisë ku e kaluara e tyre e hershme vinte nga baladat, epet dhe legjendat e mrekullueshme.

Poeti Enton Bido jeton dhe punon në Durrës, por kjo nuk e përjashton atë nga jeta e monopolit dhe mediat monopoliste. Ai është një trashëgimtar i denjë i një fisi dhe si i tillë nga fisi ai merr energji e shpërthen. Libri “ Fëmijë të dritës- edhe një herë për lumin” është një shpërthim i kësaj trashëgimie. Rrugë të mbarë librit dhe suksese autorit!

Të fundit

“Bufi i kënetës dhe Latifi”/ LaCivita i përgjigjet etiketimeve të Ramës me një foto

Kryestrategu amerikan i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita ka vijuar “thumbimet” e tij ndaj kryeministrit Edi Rama, përmes...

Caktohet data e finales së madhe të Champions League mes PSG-së dhe Interit

Finalja e madhe e Ligës së Kampionëve për sezonin 2024/2025 është zyrtarisht e përcaktuar: Paris Saint-Germain do të përballet me Interin më 31 maj...

8 Maj 1880 – Gustave Flobert, mjeshtri francez i realizmit letrar

Nga Leonard Veizi Ai shkroi Madam Bovari. Vetë romani u bë manifesti i realizmit letrar dhe mbetet edhe sot një vepër unike në letërsinë botërore....

Sulmi i Trump ndaj industrisë së filmit është shenjë përçmimi ksenofobik

Jesse Hassenger Shtoni edhe filmat në listën gjithnjë e më të gjatë të fushave ku Donald Trump nuk ka as ekspertizë dhe as njohuri kalimtare,...

Zbulohen planet për Gazën: Qeveri e përkohshme nën menaxhimin amerikan

Duke pritur Trumpin, Trump mbërrin. Vizita e presidentit amerikan në Lindjen e Mesme do të nisë pas pesë ditësh, por qëllimet e manjatit për...

Lajme të tjera

Web TV