76-vjetori i Çlirimit, Rama, Ruçi e Veliaj homazhe tek “Dëshmorët e Kombit”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot në 76-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë, kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir Meta dhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, kanë mbajtur homazhe në varrezat e Dëshmorëve.

Në homazhe ishte i pranishëm edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Në ceremoninë e shkurtër që u mbajt u vu re që nuk pati përshëndetje mes kryeministrit Rama dhe presidentit Meta.

Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria kishte qenë e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria pushtohet nga forcat gjermane.

Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej te çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij.

Shkodra u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944, datë kjo e cila shënon ditën e çlirimi të Shqipërisë nga pushtimi gjerman.

Ndërkaq kujtojmë se edhe dje në 108-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, festa bëri bashkë Presidentin e vendit, Ilir Meta, kryeparlamentarin Gramoz Ruçi dhe Kryeministrin Edi Rama të cilët morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së Flamurit në Vlorë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Moti i keq ‘godet’ Italinë veriore/ Alarm në 12 rajone

Pas ditësh me temperatura përvëluese, një stuhi goditi Italinë veriore pasditen e së dielës, duke shkaktuar një viktimë në...

Shefi i NATO-s paralajmëroi luftën e madhe, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar këtë fundjavë se Lufta e Tretë Botërore do të nisë me sulme të njëkohshme nga Xi Jinping...

Si u bllokua “Ekonomia e Luftës” së Putinit

Çmimet e naftës po bien, inflacioni po i afrohet 10%, normat e interesit janë të larta dhe shpenzimet publike janë shteruar nga konflikti. Eksperti...

7 korrik 1937 – Fillon Lufta e Dytë Sino-Japoneze: Japonia sulmon Kinën

Më 7 korrik 1937, me incidentin e njohur si "Incidenti i Uras Marco Polo" pranë Pekinit, shpërtheu Lufta e Dytë Sino-Japoneze – një nga...

Roli i Tony Blair në Projektin e Rivierës së Gazës

Gazeta Financial Times ka zbuluar se Instituti Tony Blair ishte i përfshirë në një projekt për të zhvilluar një plan për të ardhmen e...

Lajme të tjera

Web TV